Deputeti Belind Këlliçi, aktualisht kandidat i opozitës për bashkinë e kryeqytetit, duke marrë shkas nga disa fotografi dhe mesazh që i ka ardhur nga një banor i Petrelës, ju drejtohet qytetarëve me një thirrje interesante: Fotografoni lagjen tuaj, tregoni realitetin!
Kështu shkruan ai në rrjetet sociale duke theksuar se për 8 vite, Erion Veliaj ka bërë llogje fjalësh.
Ja postimi:
8 vjet llogje
Gjendja e rrugëve në Petrelën turistike. Një banor i zonës ngre shqetësimin se kanë 8 vjet pa i hedhur një makinë zhavorr. Në dimër kalimi bëhet me çizme.
Fotografoni lagjen tuaj. Tregoni realitetin që shihni çdo ditë. Demaskoni mashtruesin. Të vërtetën e dini ju.
#TiranaNukPretMë





