Një 46-vjeçar shqiptar, me precedent të mëparshëm penal, u arrestua në Milano për shitje të lëndëve narkotike.
Policia e pikasi në rrugën Monte San Gabriele, teksa po parkonte një makinën.
Më pas, ai doli nga makina dhe u nis drejt një makine tjetër, e kontrolloi brenda dhe doli.
Shiste kokainë duke e fshehur në cigare elektronike, pranga të riut shqiptar
Policët e ndaluan dhe i gjetën 295 euro para të gatshme dhe katër palë çelësa të dy banesave dhe dy makinave.
Brenda dorezës së makinës së dytë u gjetën 19 mbështjellës kokainë me peshë 81 gram dhe një peshore precize.
Në bodrumin e shtëpisë ku banonte në Vimodrone (MI), agjentët sekuestruan 878 mbështjellës kokaine me peshë totale 356 gram dhe një peshore precize.
Ndërsa në banesën e 46-vjeçarit në Medë (MB), u gjetën 16610 euro brenda dy derrkucëve.
Ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”.



