Lajmin e bënë me dije Ambasada e SHBA në Tiranë, nëpërmjet faqes zyrtare.
Postimi i plotë:
🇦🇱 | Urime gazetares shqiptare Esiona Konomi për vlerësimin me IVLP Impact Award nga Departamenti i Shtetit i SHBA. Pas pjesëmarrjes në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP) mbi Përgjegjësinë në Media në Epokën e Keqinformimit, Esiona fitoi një IVLP Impact Award për t’iu mësuar nxënësve në shkollë të mesme dhe studentëve në universitet të dallojnë lajmet e rreme dhe të pajisen me aftësi për të dalluar informacionin e dyshimtë. Duke përdorur atë çka mësoi gjatë programit IVLP në SHBA, Esiona drejtoi programe trajnimi në 14 gjimnaze dhe universitete në mbarë Shqipërinë dhe shpjegoi si të mbrohemi nga keqinformimi, si të dallojmë informacionin e rremë dhe si të mësojmë të kontrollojmë faktet. Mësoni më shumë rreth projektit të saj: https://bit.ly/3J39s31





