Kështu është shprehur në emisionin televiziv “Ditë e Re”, kreu i LZHK-së dhe deputet i opozitës Dashamir Shehi.
Citojmë:
Korrupsioni është kthyer në mënyrë jetese.
Këta nënpunës, paratë i kanë bërë me mbështetjen e qeverisë nga pas.
Nuk mund të presim nga SPAK që të rregullojë shoqërinë shqiptare. SPAK, duhet të rregullojë krimet që bëhen në emër të shtetit dhe të dënojë shefat e mëdhenj.
Shoqëria shqiptare nga ana e saj, duhet ti dënojë me votë këta individë të cilët vjedhjen, e kanë kthyer në institucion.



