Mbas gati dy muajsh që ishte i mbushur me kioska dhe thuajse i pakalueshëm lirshëm, duke nisur nga dje, kioskat dhe këndet e lojërave po hiqen nga Sheshi “Skënderbej”.
“Uzurpimi” i tij nisi me fillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit, kur u vendosën kioskat e para dhe kumoi në fillim të dhjetorit me shërbimet e zakonshme dhe minitregjet dhe tezgat e shitjes me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Duke nisur nga dje e në vijim ka nisur çmontimi dhe largimi i tyre duke e rikthyer qendrën e Tiranës në normalitet.