NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
    1 year ago
    Të Fundit
    Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
    2 days ago
    Parlamenti para kryeministrisë/ Berisha: Ne tani jemi hedhur në një betejë të gjithanshme me regjimin
    4 days ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin “Troplini” dje kapitulluan pa kushte!
    3 weeks ago
    Berisha: PD mbështet Florjan Binaj !
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: 1952/Letra ironike e të internuarit: “Jetojmë shumë mirë, tani e njohëm me të vërtetë kush është partia dhe pushteti”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…
Të tjera
Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
Të tjera
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
Të tjera
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
Të tjera
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

1952/Letra ironike e të internuarit: “Jetojmë shumë mirë, tani e njohëm me të vërtetë kush është partia dhe pushteti”

Neutrale
Last updated: 2023/01/10 at 7:58 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Pesë vjet më parë publikova një letër ironike të një të internuari në Tepelenë drejtuar EH, e cila zemëroi një zë shpërfillës ndaj vuajtjeve të të internuarve, i cili e shprehu në atë kohë edhe publikisht. I internuari nuk ankohej, por “lavdëronte” kushtet “e mira” të kampit, se nuk i mungonte asgjë atje, se me ushqim ishte shumë mirë, se po hante mish, çaj, makarona, se po vishej mirë, etj. Për të gjitha këto, ai shkruan se tani po e njihte mirë partinë dhe pushtetin (shprehje që përsëritet disa herë).

***
Tepelenë, 30.3.1952
I shtrenjti komandant z.Enver, udhëheqësi dhe drita e syve të popullit shqiptar. Unë i internuari Fezo Dajlan Llënga nga katundi Koshnicë, Lokaliteti Bozhigrad, Rrethi Korçë, marr iniciativën t’ju shkruaj për sa më poshtë vijon:

Jam arrestuar nga organet e Sigurimit të Shtetit më 20 gusht 1950 dhe pa (u) marrë në pyetje jam drejtuar për në kamp. Sigurisht, kam qenë fajtor karshi partisë dhe pushtetit, por do t’i jem mirënjohës për jetë partisë dhe pushtetit pasi nuk kam qenë i aftë as për familjen time, as për partinë dhe pushtetin, mbasi unë tani e njoha partinë.

Cila është partia mbasi unë në shtëpi nuk kam pirë kurrë çaj, mish haja tri herë në mot. Kurse në kamp kemi përditë çaj, mish, oriz, makarona, bukë gruri, rroba, këpucë.

Përveç këtyre, sipas punës shpërblehemi dhe me të holla. Doktori na vjen në (çdo) javë. Unë them me plot bindje se nuk jemi në kamp, por jemi në dasmë.

Dëgjojmë kampet e jashtme ç’heqin për copën e bukës. Këtu na jep të kuptojmë cila është partia. Vetëm se kam merakun e familjes, pasi rrjedh nga një shtresë e varfër, nuk kam asnjë përkrahje.

Kam nënën 70-vjeçe, kam bashkëshorten dhe dy djem, më i madhi 4 vjeç. Se unë për veten time këtë ushqim nuk e kam patur. Kur të lirohem, sa të më tregojnë shokët e partisë në fshat se cila është partia, do t’ua tregoj unë, mbasi unë këtu në kamp e njoha shumë mirë cila është partia, pasi ka unë kam shërbyer në ushtrinë kombëtare më 15 korrik 1944 dhe jam liruar më 15 shkurti 1947, por nuk e kisha njohur mirë cila ishte partia.

Por në kamp e njoha partinë, për hir të partisë dhe të pushtetit tonë të dashur, zemra ime dëshiron të marrë pjesë në lumin e Matit ku do bëhet hidrocentrali. Të marr edhe unë pjesë si gjithë populli shqiptar.

Rrofsh sa malet i shtrenjti komandant që hoqe popullin shqiptar në luftë dhe sot e heq për lumturinë.

Rroftë partia (e) lavdishme komuniste!
Rroftë Stalini i madh, direku i paqes në botë!
Mbetem dhe nderime dhe bindje,
I internuari Fezo Dajlan Llënga

Burimi:Diaspora Shqiptare Suedi

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…
13 hours ago
Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
19 hours ago
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
21 hours ago
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
21 hours ago
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
2 days ago

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…

Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta

Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?