NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
    19 minutes ago
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    1 day ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    2 days ago
    Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Lazër Stani/ Bardhyl Londo, përkthyesi i parë i Yehuda Amihait
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Kryesore Politikë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Aktualitet
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
Të tjera
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
Kryesore
Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Lazër Stani/ Bardhyl Londo, përkthyesi i parë i Yehuda Amihait

Neutrale
Last updated: 2022/10/28 at 8:03 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Për herë të parë jam njohur me poezinë e Yehuda Amihait kur miku im, poeti Bardhyl Londo, po përkthente një përmbledhje të shkurtër të poezive të tij në vitet nëntëdhjetë. Për shumë vite libri me poezi të Amihait, i përkthyer nga Bardhi mbeti një nga librat e mi më të dashur, një libër që e mbaja gjithmonë me vete. Poezitë e mrekullueshme të Amihait vinin në shqip me një gjuhë poetike të papërsëritshme, sepse vetëm një poet si Bardhyl Londo, mund të realizonte një magji të tillë në përkthim.
E megjithatë, ai libër vetëm sa ta shtonte etjen për t’u njohur më tej më krijimtarinë e këtij poeti, që për mua mbetët një nga poetet më të mëdhnj të shekullit të njëzetë, i papërsëritshëm në vetvete.
Vite më vonë u shndërrua në ngjarja mbërritja në shtëpinë tonë e një libri më poezi në anglisht “Selected poetry of Yehuda Amichai” të përkthyer nga Chana Bloch dhe Stephen Mitchell. Brenda pak vitesh, ai libër u bë fletë fletë, sa mezi i bashkonim.
Me Bardhin diskutonim shpesh për poezitë e Amihait, sidomos kur unë përktheja ndonjë poezi të tij. Njëherë pasi kisha sjellë në Facebook, poezinë “Kujtime të pamëshirshme”, Bardhi shkroi një koment, ku shprehej:
“Ti e ke perkthyer shumë bukur. Por një pjesë të konsiderueshme të poezive ai i ka shkruar direkt anglisht. Në Amerikë është ndër poetët e huaj më të vlerësuar. Librat e tij para se të botoheshin në Izrael, më parë dilnin në ShBA.”
Të nesërmen në kafe, biseduam gjatë për poezinë e Amichait. Me tha se përveç poezive që kishte botuar në libër kishte edhe përkthime të tjera të Amihait në shtëpi.
Pse nuk boton një libër tjetër me poezitë e Amichait, i thashë, ndoshta duke përfshirë të gjitha poezitë që Chana Bloch dhe Stepphen Mitchell kanë përfshirë në botimin e tyre në Amerikë?
Do ta bëj në të ardhmen, më premtoi.
Por e ardhmja është si një greminë, ku mbyten premtimet tona. Bardhi nuk mundi ta mbante premtimin e tij.
Tani sa herë lexoj Amichain, ose përkthej ndonjë poezi të tij, më duket se shoh Bardhin të ulur në kafe përballë meje, të përhumbur në mendime. Edhe pse nuk do te më qortonte për përkthimin e di se askush nga ne nuk do ta përkthejë kurrë Amihain, siç do ta përkthente ai.

Yehuda Amichai

Ti nuk duhet të shfaqësh dobësi

Ti nuk duhet të shfaqësh dobësi
edhe kur lëkura nxin.
Po nganjëherë e ndjej veten si velat e hollë
të grave çifute që zalisën
në dasma dhe në Yom Kippur.

Ti nuk duhet të shfaqësh dobësi
dhe rri e bën gati një listë
me gjithë gjërat që do të ngarkosh
në karrocën e foshnjes pa foshnje.

Kështu janë punët tani:
nëse tërheq tapën
pasi kam fërkuar veten në vaskë
kam frikë se gjithë Jerusalemi dhe dhe me të bota krejt
do të rrjedhin poshtë në errësirën e paanë.

Ditën u ngrej kurrthe kujtimeve të mia
dhe natën punoj në Balaam Mills
Duke i kthyer mallkimet në bekime dhe bekimet në mallkime.
Dhe kurrë mos shfaq dobësi.

Nganjëherë zë e shembem brenda vetes
pa e marrë vesh askush.
Unë jam si një ambulancë
në dy këmbë që mbart pacientin
brenda vetes për Ndihmën e Fundit
me klithmën vajtuese të një sirene,
dhe gjindja mendojnë se është ligjeratë e rëndomtë.

Përktheu L. Stani

Neutrale October 28, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
19 minutes ago
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.
7 hours ago
Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!
7 hours ago
Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT
8 hours ago
Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
1 day ago

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore, PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Irena Beqiraj/ Albanian Files ” Kryeministri midis Perandorit edhe Gangsterit!

Rasti i dytë brenda pak ditëve/ Alarm te Akademia e Policisë, sëmuren 60 studentë, transportohen në QSUT

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?