Kryeministri Edi Rama në takimet e tij zyrtare, veç me autoritetet më të larta shtetërore ka takuar edhe drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit.
Ai nuk jep detaje nga ky takim, por referuar ngjarjeve të fundit në Shqipëri me hakerimin e platformave qeveritare, ky takim mendohet me rëndësi.
Shënimi i kryeministrit Rama në “Facebook”:
Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike

