Deputeti Agron Shehaj i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama duke e quajtur një i fortë rruge që krekoset se ju ka vjedhur gjithçka shqiptarëve.
Shehaj ka ndalur përsëri te rasti i Olta Xhaçkës: “Turp që kemi një ministre që vjedh me bashkëshortin dhe përfaqëson Shqipërinë!”
Ja postimi i plotë:
Edi Rama krekoset si i fortë rruge. Është arroganca që i ka sjellë pasurim përrallor duke vjedhur shqiptarët prej 20 vjetësh. Vulgariteti i del nga frustrimi që është kapur publikisht duke u vjedhur shqiptarëve bregdetin dhe pasuritë për të shpërblyer Xhackën, Gjiknurin e kompani. Turp që kemi një ministre që vjedh me bashkëshortin dhe përfaqëson Shqipërinë! Fatkeqësi që kemi një Kryeministër që frymëzon, komandon dhe mbron me dhunën e shtetit grabitjen e Shqipërisë.


