Zv.kryeministrja Belinda Balluku e konsideron Progres Raportin e Komisionit Europian të këtij viti si një udhërrëfyes i qartë për rrugën e Shqipërisë drejt procesit të mëtejshëm të anëtarësimit në BE.
Në mesazhin e saj në rrjetet sociale ajo falënderon ambasadoren Christiane Hohmann për të gjithë mbështetjen.
Ja postimi i plotë:
Ky vit shënoi një hap të rëndësishëm sa i takon procesit të integrimit europian të 🇦🇱Shqipërisë ku ecuria dhe reformat e ndërmarra u finalizuan me hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin 🇪🇺Europian. Këto përpjekje të Qeverisë Shqiptare kanë gjetur vend në Progres Raportin e Komisionit Europian të këtij viti. Një dokument i cili shërben si një udhërrëfyes i qartë për rrugën tonë drejt procesit të mëtejshëm të anëtarësimit në BE dhe që Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për zbatimin e plotë të tij. Falënderoj ambasadoren Christiane Hohmann për të gjithë mbështetjen. 🇦🇱🤝🇪🇺

