Kreu i PL-së, Ilir Meta, shprehet se zgjedhjet vendore do të rikthejnë llogaridhënien në bashkinë e Tiranës dhe kudo në njësitë vendore.
Ndryshimi do të nisë nga Tirana, thekson ai.
Mesazhi i tij:
Zgjedhjet vendore rikthejnë llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës dhe kudo në njësitë vendore.
Partia e Lirisë është e vendosur për t’i dhënë fund shpërdorimit të taksave vendore, shkatërrimit urbanistik, përkeqësimit të shërbimeve dhe korrupsionit të kudogjendur në kryeqytet deri edhe te shërbimi funeral.
Ndryshimi do të nisë nga Tirana! 🇦🇱

