Gazetari Shpetim Zinxhiria përcjellë nga “Facebook” i tij thirrjen e Shoqatës së emigrantëve shqiptarë në ishullin Rodos, ku edhe u vra para pak ditësh biznesmeni Jani Topalli, nga babë e bir grekë.
Postimi:
Thirrje nga Shoqata në Rodos për PROTESTE PAQËSORE
Përshëndetje gjithë shqiptarëve me banim në Rodos !
Me vendim të kryesisë të Shoqatës “Zëri i Emigrantit në Rodos”, duke marrë dhe vendimin e familjarëve, si dhe të gjitha organet kompetente bëjme thirrje të gjithëve, gra, burra, fëmijë, familjarë, biznesmenë në turizëm apo në ndërtim, bujqësie e sektorë të tjerë, në këte proteste paqësore për vrasjen makaber të bashkëatdhetarit tonë, shokut, mikut dhe vëllait, Jani Topalli ( Genti).
Me qëllim për të përcjellë mesazhin në të gjitha organet kompetene, për dënimin isovia të autorit të krimit, se çdo problem zgjidhet me dialog dhe jo me dhunë…
Të Dielën 9/10/2022 ora 9.00 tek parkingu paralia (Eli Beach) do të bëhet grumbullimi dhe do ecim drejt Gjykatës dhe shperndarja do të bëhet në Platia Kiprou…
Respekte të gjitheve shpërndaheni sa më shumë…!



