Shpetim Zinxhiria shkruan nga Greqia
Sot u nxorr nga deti trupi i një burri që u gjet në zonën detare të Thermi Lesvos.
Numri Ka arritur në 18 refugjatët e vdekur nga mbytja e anijes në Lesbos.
Më herët u bë e ditur se 16 vajza të reja u gjetën të vdekura, pas fundosjes së një skafe në lindje të Lesvos, në të cilën ndodheshin rreth 40 persona, ndërsa i vdekur nga deti u nxorr edhe një djalë nën 20 vjeç.
15 refugjatë u shpëtuan
Pesëmbëdhjetë refugjatë, nga të cilët 11 burra dhe katër gra, të gjithë me origjinë afrikane, u gjetën në Mytilene nga zyrtarë të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe u dorëzuan autoriteteve kompetente.
Siç thanë burimet, ata janë të mbijetuar nga mbytja e mëngjesit të sotëm.
Sipas raportimeve të para, në bordin e anijes që u mbyt ndodheshin rreth 40 persona.
Hetimet vijojnë për të konstatuar ekzistencën e personave të tjerë të vdekur apo të bllokuar

