Kështu shkruan sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në rrjetet sociale.
Fuqizimi i PD në terren, bashkëpunimi me aleatët, sindikatat, shoqërinë civile dhe çdo zë opozitar për të fituar zgjedhjet lokale, ku primaret janë risi.
Ja postimi i tij:
Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar. Fuqizimi i PD në terren, përgatitja për aksionin opozitar dhe bashkërendimi me aleatët, me sindikatat, shoqërinë civile dhe faktorë të tjerë në përballje me regjimin, për përshkallëzim të aksionit politik në greva dhe protesta.
Primaret do të jenë një risi shpresëdhënëse, për t’i dhënë fuqi çdo demokrati në vendimmarrje dhe në përzgjedhjen e kandidatëve të pushtetit vendor.

