Kështu shkruan kreu i PL-së Ilir Meta në rrjetet sociale.
Ja postimi:
Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Europë.
Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, 79% e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë largohen nga vendi për shkak të pagave të ulta.
Tirana është ndër tre kryeqytetet me çmimet më të larta në Europë për blerjen e apartamenteve, duke penalizuar më së shumti çiftet e reja dhe duke ua bërë të pamundur të rinjve ndërtimin e familjes dhe të ardhmes së tyre në Shqipëri.
Ndërsa Qeveria është kthyer në asfiksuese e së ardhmes së të rinjve, rikthimi i shpresës dhe mbrojtja e familjes dhe vendit nga shpopullimi është kthyer në një mision mbarëkombëtar, për të cilin nuk do të ndalemi në asnjë moment.



