Tashmë dihet e përjetohet nga çdo familje shqiptare.
Po diskutohet buka…
Rikthyer fuqishëm lutja biblike: “Bukën e përditshme na fal !”
Është muaji i parë i vjeshtës dhe dimri vjen shpejt me bubullima dhe rrufetë e stinës.
Është muaji i begatë i vjeshtës së parë që ende ka prodhime fushe e pemëtarie, njerëzit e blejnë një kg domate apo rrushi, por tetori nuk është kaq dorëlëshuar dhe nata do sundoi mbi ditën jo vetëm në raportin ditë-natë.
Është diçka tej të natyrshme, është errësira njerëzore që kanos popullsinë.
Nafta dhe tmerri i sjelljes në mendje sa pa mbërritur te pika e furnizimit..
Buka që çdo rritë rritet nga pak qindarka…
Djathi si nevojë dhe pamundësi.
Mishi si artikull luksi, të kujton kohën, kur ruhej për miq.
Uji i ambalazhuar që as mund të blihet më dhe familjet i janë rikthyet zjerjes së ujit të rubinetave për të “pjekur” bakteriet që gëlojnë në tubat publikë.
Kafja dhe lëngjet me çmim të paulshëm prej muajsh dhe në garë me produktet e tjera të konsumit.
Qumështi i fshatit dhe qumështi pluhur i fabrikave që kalon në çmime çdo vend të BE-së.
Pagat 50 mijë lekëshe të çojnë deri në dt.11 të muajit.
Pensionet shlyejnë muajin që shkoi.
E vetmja që ende mbetet relativisht e qëndrueshme në tregun e shkëmbimeve është Rakia.
Mbas kësaj s’behet tjetër veç: Pini shqiptar e dehuni !
Veç kaq keni në dorë…