E diela e dhimbjes për ne
kur dehemi me gota lotësh
në murgjet e zemrave
pushtuar nga fjalët e pathëna,
nga shtrëngimi i duarve si darë
në damarët e çelikt,
Aty ku gjaku nuk valon
dashurisë së pa realizuar,
peng jete!
E diel,
është dita e lutjeve për ty
që ritualet i bën pa zë,
(Që mos ikim si zogj shtegtarë)
nën ngashërime vetëtimash
plot lot!
Në fjalët që mbeten nëpër frymarrjen tënde,
si pegasus i pranguar reve të jetës,
keqaz në mua!
E diel,
është sot e diel,
qielli të rëndon mbi qerpikët e syve
si rëndesa e një barre mbi shpinë,
kur kërrusesh prej peshës së jetës,
Padrejtësisht!
E ashtu e pranoj të desha dhe unë
padrejtësisht.
E diel,
Femër e dashur,
Si i mban të dyja peshat e jetës;
të dhimbjes dhe dashurisë mbi shpirt?
më jep pak prej forcës tënde
Rrezatimit që bën dritë!
E diel,
jam unë fajtori i vetëm që të desha me kaq dashuri,
Gabimisht…
Dhe nëse më denon Zoti,
e pranoj, e pranoj qetësisht!
Sot të dielen bëji lutjet tua,
unë edhe pse gabimisht
do vazhdoj të të dua!
☆ ☆ ☆ ☆
Akrepave të pritjes!
5 shqisat e tua lundrojnë në dy varkat e vetmuara,
Dy largësitë, lindje perëndim, vuajnë në mendime,
Të emëroj me 7 mrekullitë e kësaj bote të paqta,
në magjitë e teta që të rrezatojnë diellëzime.
Dy dhimbjeve tona u vë një varg poezie,
Me emrin tënd akrepave të pritjes,
Aty ku pritjes derdh lot mallëngjimi,
lot vetmie!