NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    16 hours ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    19 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    2 days ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Tre poetë, Artur Shemaj, Kastriot Fetahu dhe Pajtim Xhelo, tre lirika të mrekullueshme
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Tre poetë, Artur Shemaj, Kastriot Fetahu dhe Pajtim Xhelo, tre lirika të mrekullueshme

Neutrale
Last updated: 2022/08/26 at 10:30 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Artur Shemaj

MËZI I FËMIJËNISË

Anës lumit hingëllinte,
Bëhej veri, bëhej revanë
Pranë portës oshëtinte
Mbi çatinë pa tavan.

Myshk i blertë nëpër gurë
Smerad në grykë pusi,
Nën lofatë shpupuriste
Harabeli puplat e pushit.

Hardhia supelëshuar
Sa dëgjoi këtë hingëllimë
Iu vërvit lisit në qafë
E pushtoi me mallëngjim.

Tej shelgjet kryevarur
Kaçurelat e rralluar,
Mbi një pellg gjysmëtharë
Si pasqyre e vagulluar

Edhe një tufë mbledhur mëllenjash,
Në korie zënë cërlojnë,
Në shkëmbinjtë e grilltë trishtilat
Mekë këngën e dëgjojnë.

Sokakut me gurë mali
Ku xixa bënin patkonjtë
Mbi sofat ku tirte gjyshja,
Macja lëmshit i ngulte thonjtë.

Rrap i vjetër buzë përroit
E pret mëzin lumarak,
Po pritja e theu gurin,
Te porta me qenin plak…

artur shemaj

Kastriot Fetahu/Sonatë e hënës së Tiranës

Një hënë vjeshtake
doli pas malit,
si gunga e një gamiljeje të ulur.

Krateret dritëndezur si gojë kuçedrash
më përthithën
në zjarrin e vullkaneve të tokës.

Në netët pasardhëse
retë hënore zbritur deri poshtë.
Kumtet e tyre do të sjellin ty
mes lotësh, strukur në pikat e rënda të shiut.

Deti qesëndis
me një valë lozonjare;
si një valë e thyer
më ngjitesh me dëshirë trupit,
në imagjinatën e ndezur prush.

Hëna do të iki përsëri
ndërsa ti, do të fshihesh
sërish në gjethet
e gështenjës së vjetër,
në pikat e shiut mbetur
nga retë e ulura,
të një stine të lagësht.

Tiranë  11/08/2022

Pajtim Xhelo

Trokitën vonëmbrëmjes

Trokitën në portën e një vejushe,
Vonëmbrëmjes kur jashtë ish rrebesh,
E hapi me zemrën e një drenushe,
Dhe doli të shihte, të mbante vesh.

Një lypës  në kapuç fytyrën fshehur,
Gjer në palcë e kishte lagur shiu,
Dridhej si purtekë, dukej i dehur,
Dhe fjalët belbët i thosh derëziu.

Bukë nuk desh, veç te porta të flinte,
Të mbrohej nga kjo natë me stuhi,
Vejush’ e mjerë, ç’të bënte nuk dinte,
Ta ndiqte, t’i ofronte bujari?

Grua. Vetëm. Në një natë si kjo,
Mos qe hajdut, vrasës, kriminel?
E ngrirë, në prag po rrinte ajo,
E ndrydhte frika , dyshimi  rebel.

Pa zot . Qeni  që dje larguar qe,
Ndjeu dhëmbje  dhe një shtrëngim në gji,
Sa vështir’ e kish vejusha e re,
Pa burrin, pa një djalë në shtëpi.

Burri në luftë prej vitesh pat ikur,
Një  ditë erdh lajmi që ishte vrarë,
Kish mbetur qyqe, dritë në të fikur,
Qe tretur lotësh, mëkot duke qarë.

Iku dhe s’i la as vajzë, as djalë,
Vejushë pa fat, mbet shumë e re,
I ndjente vitet si iknin ngadalë,
Veç tjetër burrë s’pat për të mbi dhe.

Një i huaj që po priste te pragu,
Rropatur rrugësh qëkur, kushedi,
Ta linte  ashtu gjer të vinte agu,
Në natën e akullt këtë njeri?

” Nuk mund – i tha dikur zemërlënduar,
-Të jap një rrobë të mbrohesh nga shiu,
Prej vitesh kjo shtëpi nuk ka pranuar,
Tjetër burrë   kur vdiq im Zot, i ziu.

Mbyll portën vejusha dhe brenda hyri,
T’i sillte një robë lypsit të mjerë,
Ndjen hapa, kthehet, kur ç’t’i shohë syri,
Burrin e saj..E njohu menjëherë.

U hodh në krahë thëllëza e truar,
Dhe lotët vesoi si një agim,
Pa shkriu dhe malli i dëshpëruar,
U ngritën flakët si ëndërr në zgjim.

Pajtim Xhelo, 25 gusht

Neutrale August 26, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
14 hours ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
14 hours ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
16 hours ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
19 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
2 days ago

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?