NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha me gazetarët: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i parë për ushqimin në botë gjatë komunizmit
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ U besoj më shumë raporteve të gazetarëve për Edi Ramën, se deklaratave e puthjes së Marta Kos!
    2 days ago
    Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
    6 days ago
    Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Paulin Marku/ Dosjet e sigurimit të shtetit ,frika dhe realiteti politik shqiptar !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
Aktualitet
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
Të tjera
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
Të tjera
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
Ekonomia
Zjarret/ Reagon Presidenti Begaj: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Paulin Marku/ Dosjet e sigurimit të shtetit ,frika dhe realiteti politik shqiptar !

Neutrale
Last updated: 2022/08/25 at 5:51 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

1.Ndikimi dhe hija e sigurimit të shtetit diktatorial , kontrolli i pushteteve politike, administrative, të drejtësisë në Shqipëri nga figura politike të kohës së diktaturës, ndihen në shoqërinë e sotme shqiptare me të njëjtën fuqi si dhe para viteve 90-të.

2.Historitë me sigurim shteti, kërcënimet me dosje, shantazhet nga burimet e fshehta, qeveritarë të emëruar nga këto organe sekrete ,që vetëm ndërrojnë karriget, kanë deklaruar se kjo do të jetë hera e fundit që flitet për dosje e pseudonime, ndërsa ligjet për mbrojtjen e jetës politike të drejtuesve të sigurimit janë reale ,kurse viktimat e komunizmit mbeten po viktima.

3.Të hapen të gjitha dosjet ,thonë qeveritarë e opozitarë dhe betohen që sapo të miratohet ligji në Shqipëri, do të jetë zhdukur çdo gjurmë e komunizmit, por realiteti është krejt ndryshe.

4. Dy komisione pastërtie me mandat katërvjeçar, komisioni Bezhani dhe Mezini, u ngritën për të garantuar mbrojtjen e politikës aktive nga prania e bashkëpunëtorëve të sigurimit te shtetit, por të dy komisionet nuk bënë gjë tjetër vetëm shtuan pseudonimet dhe frikën, se po u hapën dosjet do të ndodhë një gjakderdhje e vërtetë në Shqipëri.

5.Parlamentarët, ekspertë të huaj, juristë që rregullojnë të drejtën në përputhje me standardet europiane, përfaqësues të shoqatave të persekutuarve, shoqata e të drejtave të njeriut, historianë të luftës së ftohtë, studiues të shoqërive totalitare, shkojnë e vijnë, hapin e mbyllin diskutime, si të çlirohet Shqipëria nga të fshehtat e së shkuarës.

6.Historia e dosjeve shqiptare është një teatër i rrezikshëm, ku secila palë mban në dorë një alibi për të shkruar një histori që asaj i intereson, gjysmën e së vërtetës mos ma thuaj, thotë shprehja popullore, sepse gjysma që mungon nuk e përligj vërtetësinë e saj.

7.Shqipëria mbetet i vetmi vend në Europën Lindore që ende nuk ka një ligj të miratuar të dekomunistizimit të shoqërisë, i vetmi vend që harton ligje për të hapur të gjitha dosjet dhe nuk realizon as minimalen, që ligji formalisht të paktën të miratohet.

8.A duhet të shqetësohet politika shqiptare prej faktit që të paktën dy shërbime të fshehta,si sigurimi i shtetit komunist dhe UDB-ja, kanë luajtur me fatet dhe karrierën politike të politikanëve shqiptarë në këto vite.

9.Çdokush do të mendonte, çdo shqiptar i ndershëm, se nëse një ligj i tillë duhej miratuar, ai duhet të formulohej në mënyrë aq të qartë e transparente, sa të garantonte daljen në dritë të së vërtetës si dhe të nxjerrë në pah çdo përfshirje konkrete në jetën politike post-komuniste.

10.Vetëm një ligj që siguron të drejtën e atyre që e kanë pësuar prej survejimit ideologjik dhe politike në shoqërinë e shqiptare mund të premtojë lustracion të shoqërisë.

11.Pikërisht moshapja e dosjeve, por përdorimi politik i dosjeve, ka krijuar një frikë të përgjithshme, në vend të inkurajimit qytetar,ku sot ka një indiferencë dhe mosbesim të tepruar.

12. A mund të flitet sot për mbarim të tranzicionit politik pa dënimin e krimeve të komunizmit, jo në mënyrë vullnetare, por me ligj, ku sot pas 32- viteve të përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, madje në rrethinat e kryeqytetit, gjenden varreza viktimash, të pushkatuarish me gjyq e pa gjyq.

13.Në ditët e sotme nuk ekziston akoma një regjistër shtetëror i njerëzve që kanë humbur jetën, për shkak të qendrimeve politike, e si mund të flitet për një mentalitet europian në Shqipëri, sa kohë që urrejtja vazhdon edhe pas vdekjes.

E drejta vonon, por nuk harron !

Neutrale August 25, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
24 hours ago
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
1 day ago
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
2 days ago
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
2 days ago
Zjarret/ Reagon Presidenti Begaj: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
2 days ago

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan

Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore

Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!

5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?