NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    10 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    4 days ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    1 week ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Osman Metalla/Disa mendime mbi zhvillimin e sektorit të Turizmit në qytetin e Durrësit.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
Të tjera
Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!
Të tjera
“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit
Të tjera
Votimet/ Berisha i bashkohet protestës: Zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar! Rama do të marrë përgjigjen e merituar
Të tjera
Basir Çollaku/ Të ikë Berisha me 520 mijë votues
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Osman Metalla/Disa mendime mbi zhvillimin e sektorit të Turizmit në qytetin e Durrësit.

Neutrale
Last updated: 2022/08/25 at 8:27 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

1-Çfarë modeli zhvillimi duhet të ndiqet nga pushteti lokal dhe ai qendror për bashkinë Durrës?

Modeli i zhvillimit të Bashkisë është çështje e cila lidhet me vizionin e kryetarit të bashkisë dhe forcës politike që drejton.
Bashkia Durrës është një bashki e cila ndryshe nga shumë bashki të vëndit ofron një gamë të gjerë mundësish dhe potencialesh për zhvillimin ekonomik të zonës. Nga pikëpamja e potencialeve të zhvillimit ekonomik, kjo bashki ofron detin ku zhvillohen aktivitetet e transportit detar, portet tregtare, portet e peshkimit, peshkimi artizanal dhe ai industrial, ofron zonën industriale ku janë të instaluara biznese të ndryshme prodhimi dhe tregtimi, ofron kompani të ndryshme logjistike, e shume mundësi të tjera. Në këndvështrimin e zhvillimit të turizmit dhe arkeologjisë,  sërish Durrësi mbetet unik në gamën e aktiviteteve që ofrohen dhe mund të ofrohen. Historia e qytetit daton që nga viti 627 BC dhe që nga ajo kohë Durrësi ka mbetur një qëndër e rëndësishme e zhvillimit.  Në  Durrës ndodhet amfiteatri romak më i madhi në Ballkan, muzeu arkeologjik dhe një numër i konsiderueshëm veprash dhe zbulimesh arkeologjike me interes për vizitorët vëndas dhe të huaj. Durrësi ka një vijë të konsiderueshme bregdetare me plazhe të mrekullueshme ku turistët mund të shijojnë ditët me diell në pjesën më të madhe të vitit. Agroturizmi është një sektor në rritje dhe nga viti në vit, bizneset e agroturizmit po shtohen e zgjerohen duke u shndërruar në destinacione të preferuara nga vizitorët e ndryshëm. Pozicioni I tij mjaft strategjik I jep një rëndësi jo vetëm kombëtare por dhe si një nyjë lidhëse logjistike rajonale.

Të gjitha këto si dhe shumë sektorë të tjerë e bëjnë Durrësin një qytet me shumë potenciale të zhvillimit ekonomik, ndaj dhe politikat zhvillimore sikunder dhe investimet duhet të jenë krejtësisht në linjë të mbeshtetjes dhe zhvillimit të sektorit të biznesit në tërësi, si dhe të përmirësimit dhe krijimit të një infrastrukture moderne në zhvillimin ekonomik të zonës. Politikat vëndore dhe qëndrore duhet ti kushtojnë më shumë rëndësi zhvillimit të të gjithë këtyre sektorëve, si sektorë që gjenerojnë punësim, të ardhura, dhe rrisin mirëqënien e banorëve të Durrësit.

2- Cfare duhet te ishte bere me mire ne te shkuaren?

Qyteti ka pësuar ndryshime por ndryshimet në raport me potencialet që ofron qyteti mbeten modeste. Politikat që janë ndjekur jo gjithnjë i kanë shërbyer sa dhe si duhet zhvillimit të qytetit dhe mbeshtetjes së zhvillimit ekonomik të tij. Investimet në të shumtën e rasteve kanë qenë me background politik, dhe jo krejtësisht në përputhje me drejtimet e zhvillimit të qytetit. Kështu vërehet një shpërndarje jo proporcionale e të ardhurave, dhe njëkohësisht investimet nuk janë të shpërndara në të gjithë territorin por kryesisht janë të përqëndruar në pjesën qëndrore te Durrësit duke i lënë të pazhvilluara zonat e tjera. Kjo sigurisht që krijon diferenca të theksuara në infrastrukturë, shërbime e të ardhura për banorët të cilët jetojnë në zona më pak të zhvilluara. Investimi në objekte të tilla sikundër është ndërtimi i velierës i cili në fakt ka marrë një përqindje të caktuar të buxhedit të bashkisë apo investimet të  përsëritura në të njëjtin objekt (si për shëmbull investimet e herëpas’herëshme në rrugën e plazhit apo në qëndrën e qytetit) tregojnë dhe një herë për një përdorim jo efektiv të të ardhurave të bashkisë çka në fund të fundit cënon zhvillimin më të shpejtë të qytetit. 

3- Ku duhen perqendruar investimet ne te ardhmen, turizem, transport, infrastrukutre apo…?

Nisur nga vetë sektorët prioritarë të kësaj bashkie sikurse janë zhvillimi i turizmit, zhvillimi i sektorit portual, apo zhvillimi i industrisë, edhe investimet duhet të jenë në linjë me këto zhvillime. Durrësi është tashmë një destinacion i preferuar për turistët por shërbimet që ofrohen për to lënë shumë për të dëshiruar. Kështu transporti publik duhët të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme si në cilësi ashtu dhe në gjeografinë e shërbimeve të tyre në mënyrë që të mundësojnë mbërritshmërinë në të gjitha pikat kryesore të qytetit si dhe në zonat me interes publik dhe turistik. Nuk mund të zhvillohet turizëm pa infrastrukturë dhe këtu kam parasysh infrastrukturën e ujësjellës kanalizimeve. Përpara se të ndërtohej veliera, mendoj se do të kishte qënë më e udhës të ishte investuar në përmirësimin e sistemit të kanalizimeve të qytetit si dhe në furnizimin e tij me ujë të pijshëm 24/24. Kuptohet që popullsia e qytetit për shkak të turizmit veror, shtohet në mënyrë të konsiderueshme dhe  infrastruktura aktuale e kanalizimeve është nën kapacitete për të përballuar këtë rritje të numrit të popullsisë.
Zhvillimi i sektorit portual, rritja e kërkesës për shërbime transporti nga Durrësi për në tregjet e tjera kombëtare dhe rajonale kërkon investime të cilat janë përtej mundësive të bashkisë, ndaj dhe duhet ndërhyrja e pushtetit qëndror. Kështu zhvillimi i zonës së Porto Romanës, apelon për përfundimin e infrastrukturës rrugorë lidhësë të kësaj zone, por dhë realizimin e lidhjes me hekurudhë. Njëkohësisht duhet domosdoshmërisht lidhja dhe me rrjetet rajonale dhe evropianë të sistemit rrugor dhe hekurudhor.
Zhvillimi i mëtejshëm i industrisë, turizmit, duhet të shoqërohet dhe me ofrimin e një fuqie punonjëse të kualifikuar, ndaj dhe politikat lokale dhe qëndrore duhet të orientohen edhe drejt mbështetjes së arsimit profesional për tiu përgjigjur kërkesave të tregut të punës me fuqi të kualifikuar punëtore. Një nga problemet që sot po ndeshin bizneset në zonë është pikërisht mungesa e fuqisë punonjëse, si dhe largimi i të rinjve nga vëndi. Krijimi i kushteve, rregullimi i tregut, formalizimi i ekonomisë natyrisht që do të ndikojnë në krijimin e besimit dhe kthimin e fuqisë së kualifikuar punonjëse.
Interviste dhene Revistës Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
5 minutes ago
Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!
49 minutes ago
“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit
3 hours ago
Votimet/ Berisha i bashkohet protestës: Zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar! Rama do të marrë përgjigjen e merituar
3 hours ago
Basir Çollaku/ Të ikë Berisha me 520 mijë votues
9 hours ago

Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme

Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!

“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit

Votimet/ Berisha i bashkohet protestës: Zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar! Rama do të marrë përgjigjen e merituar

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?