Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare Nasho Jorgaqi.
Nasho Jorgaqi u lind në vitin 1931 në Fier dhe banonte në Tiranë.
Jorgaqi ishte shkrimtar i spikatur i realizmit socialist, por edhe skenarist.
Ai ishte lauruar doktor i shkencave dhe ishte akorduar titulli “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Nga veprat e tij më i përmendur është romani “Mërgata e Qyqeve” i shumë vlerësuar nga propaganda komuniste dhe shumë anatemuar mbas viteve ’90.
Gjithashtu ka botuar, Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë,
Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.