Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot me një status në rrjetet sociale, ku shpreh mbështetjen për qytetarët që ju cënohen banesat nga projekti i zonës së “5 Majit”.
Meta deklaron se forca e tij politike është në mbështetje të qytetarëve përballë mafies së inceneratorëve.
Ja postimi:
Partia e Lirisë mbështet plotësisht kauzën e drejtë të qytetarëve për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projektet e mafies së inceneratorëve.
Pa asnjë trasparencë dhe komunikim me qytetarët, Qeveria duke vepruar si banditët, ka rrëmbyer pronat dhe banesat e tyre.
Ne solidarizohemi plotësisht me luftën e tyre për mbrojtjen e pronës, të shtëpive dhe të familjeve të tyre.
Pronat e qytetarëve po vidhen në dhunim të ligjit për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen parat e krimit të organizuar
Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve.
Të bashkuar do t’i largojmë pushtuesit e sektit rilindas nga zyrat e shtetit shqiptar!