Marmora është një qytezë e rajonit të Umbrias, shumë pranë Ternit.
Aty ndodhet ujvara më e madhe e Evropës dhe më e madhja në botë ndër ujvarat e ndërtuara nga dora e njeriut.
Dhe të mendosh që kjo është realizuar rreth 350 vjet para Erës së Re dhe pikërisht kjo e bën të duket e pabesueshme.
Në mesjetë në këtë ujvarë janë bërë ndërhyrje të tjera që e kanë modifikuar atë dhe e kanë përmirësuar.
Sot, kjo ujvarë është lehtësisht e vizitueshme, atje mbërrihet me tren nga Roma për 25 minuta deri ne Terni e pastaj me autobus lokal për 4-5 kilometrat e fundit, sa të shkoni në destinacion.
Nëse nisesh për të vizituar ujvarën të duhen disa orë për të eksploruar gjithë zonën e ujvarës, e ndare në destinacione, ku përfshihet edhe zbritja e ngjitja në një zonë në disnivel rreth 400 metra.
Mbetet një atraksion dhe kuriozitet shumë i veçantë.