NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    12 months ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    12 months ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me faktet dhe provat e farsës së 11 majit
    2 weeks ago
    Ironia e Flamur Nokës: Burgu tani ka një zë të fuqishëm në parlament!
    4 weeks ago
    Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, BE të veprojë për të ndalur regresin në rrugën drejt integrimit
    1 month ago
    Takimi i delegacionit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kryesuar nga z. Sali Berisha me Eurodeputetin Andrey Kovatchev
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bislim Ahmetaj/Njerëz të ndryshëm, fate të ngjashme.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
PARAGJYKIMI NGRENIES ME DORE EDHE PSE ESHTE I SHENDETSHEM
Të tjera
Basir Çollaku/ Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës
Të tjera
Reldar Dedaj/ Mikpritësi i gjithë botës merr molotovin në dorë
Të tjera
A mund të shpëtohet mbuloja e dëmtuar e centralit bërthamor Çernobil?
Të tjera
Presidenti Begaj në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bislim Ahmetaj/Njerëz të ndryshëm, fate të ngjashme.

Neutrale
Last updated: 2022/08/24 at 4:04 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

…U tha u ba, gruaja  vendos në shtëpi, kot mburremi ne burrat…

Unë jam një njeri  që e dua  dhe e  çmoj fort  natyrën  dhe njerëzit sidomos  të vendit tim.
Kjo më bën të mos resht  së eksploruari natyrën  dhe njerëzit.
Të udhëtosh është të fitosh eksperienca, ndërsa të takosh njerëz është ti shtosh shpirtit thesare.
Dje pasdite  kur po ktheheshim  nga Pogradeci e hodha në diskutim brenda familjes time  të vogël se ku mund ta  hamë drekën, përjashto  mundësitë që të japin dy anët e rrugës nacionale.
Endi ishte rast  i përjashtimit tim dhe u skualifikua pa vërtetim, Vetimi si oportunist  që është, tha, ku të doni.
Ajrisi tha që donte të kthehej sa më parë në shtëpi,  ndërsa nana e tyre Mimoza, bashkëudhëtarja  ime e jetës këtu e 30 vite, tha që dua të shkojmë në Gjinar.
I kishin mbetur në mendje  përshkrimet që i kisha bërë unë një  udhëtimi në atë vend me miqtë e mi të letrave.
U tha u ba, gruaja  vendos në shtëpi, kot mburremi ne burrat.
Deri sa mbërritëm  në fshat  pati vetëm ankesa ndaj Mozës, aty e mbrapa deri sa kthyem në Tiranë veç lavdrime për vendimmarrjen e saj.
Por unë s’dua të ndalem hiç  te gastronomia, shërbimi, çmimi  simbolik i drekës, ajri i pastër dhe  klima e freskët që afron ky atraksion  i njohur në tregun  turistik të Shqipërisë.
Diçka tjetër më shtyu të hedh disa mbresa nga kjo vizitë në fshatin Gjinar dhe ajo diçka ishte pikërisht njeriu.
Ai njeriu që po e humbim, ai njeriu  që ka nevojë për një fjalë të mirë, për një përshëndetje me dorë.
Ai njeriu që e gjen cep e në cep të Shqipërisë .

***
Unë si poet e shkrimtar flas dhe ju afrohem  njerëzve edhe pa i njohur fare.
I pyes për shëndetin, për familjen, për jetën që bëjnë.
Kryesisht këtë  e bëj me njerëzit e moshës së tretë por edhe me të rinjtë.
Kam vënë re se ata  jo vetëm nuk bezdisen, por përkundrazi ndihen mirë dhe të vlerësuar.
Mosha e mesme  burra dhe gra kam konstatuar që janë ma pordhacë , gjasme s’kanë  kohë për të humbur edhe pse shumicën e kohës e harxhojnë pa asnjë efektivitet.

***
Pas drekës në Bujtinën “Andrra” u ulëm në qëndër të fshatit në njërën prej dy a tri bar-kafeve që gjendën  aty .
Në qoshen e majtë të verandës ishin dy vajza të reja nën shoqërinë e kamarjerit simpatik.
Në qoshen tjetër qe ulur e vetme një grua në moshë, veshur me të zeza , me tipare të skalitura që tregonin që kishte qënë një grua e hijshme, veç kësaj me personalitet të fortë dhe krenare.
Sapo hodha nja dy a tri romuze tek tavolina e të rinjëve, shkova tek tavolina e zonjës së moshuar.
E nisa shtruar bisedën me të.
Historia e saj më bëri të qaj.
Burri e kishte lënë para shumë vitesh, e vetme ja kish dalë të rriste dy djemtë e tyre.
Ata, djemtë si shumica e të rinjëve kishin vite që jetonin në Itali, por më e keqja njëri prej tyre  kishte vdekur në një aksident automobilistik tragjik pa i mbushur të 30-at.
“Ma ka lënë një djalë të paktën, prapë kam dy djem, djalin e vogël dhe nipin, djalin e djalit.”
Ndërsa sytë e mi pas syzeve u lagën, asaj i rrodhën dy lotë kristal që i fshiu pa i ra poshtë mollëzave…
Me zor e qerasa me një fanta.
E pranoj dhe më uroj me zemër në dorë  për ato pak minuta që i kushtova.
“Jetoj mirë, s’më mungon asgjë, po na griu vetmia more bir.
Dalë e rri në këtë kafe, e cila pas  pak mbushet plot me pleq e plaka.
Flasim për fëmijët, për nipër e për mbesa. Po nata  nuk shtyhet, është e gjatë ferr.”
I mora leje të bëja një foto me të dhe i tregova që do ta nxjerr në rrjetet  sociale ndoshta edhe në ndonjë  gazetë .
“Nxire ku të duash  mor bir, ta ruajtë perëndia kokën dhe familjen….”

***
Bisedën me zonjën  fisnike nga Gjinari e ndoqën e gjithë familja ime që ishte vetëm një tavolinë larg.
Ashtu të prekur u nisëm të zbrisnim  drejt  Elbasanit.
Nja tre- katërqind metra më poshtë  pashë një dardhë plot me kokrra që skuqnin nga pjekja.
U ndalëm, dolëm nga makina të gjithë.
Në rruginën që  të nxirte  në rrugën e asfaltuar po ngjitej  një plak shumë i moshuar.
Ecte me hapa të lehtë dhe tepër ngadalë duke u mbajtur në një shkop të sajuar.
E përshendeta nga larg, mu përgjigj  me një zë  burri  që tregonte jo vetëm vëndosmëri, por edhe dinjitet.
Pasi u afruam ja dhamë dorën njëri tjetrit sikur të ishim të njohur të vjetër.
Fjala e dytë që më tha ishte “Hajdeni shkojmë nga shpia, merri të gjithë familjen.”
I thashë që jemi për rrugë, por ndalëm  se pashë dardhën poshtë rrugës.
“Shko e merr sa të duash, por kujdes mos biesh e vritesh.”
I kishte kaluar  të 90-at, dhe i tregonte, ishte i lëshuar, tërhiqej thuajse zvarrë  për të mos zënë krevatin.
“Po u shtriva në krevat varri më çon  prej tij, plaka  më ka lënë tash 10 vite.
Siç  duket se paskam dashur aq sa duhej dhe tani  po e vuaj dënimin  e saj. 
Kam gjashtë djem të gjithë të martuar e me fëmijë.
Që të gjashtë  bashkë  me familjet e tyre jetojnë jashtë Shqipërisë nga Greqia në Amerikë.
Në verë vinë thuajse të gjithë,  tani e kam shtëpinë plot.
Ndaj të thashë  hajdeni në shpi  se ka kush jua bënë  kafenë, ka kush ju nxjerr rakinë dhe mezen.
Më kanë lutur djemtë t’ju shkoj nga pas, e kam provuar, por unë këtu kam lindur dhe këtu dua të vdes- vazhdonte e fliste gjithë mburrje plaku i urtë.”

Me burrin në moshë të thyer që nisi të më tregonte se ishte dikushi as qamë, as u jargavitëm, por u ndamë si burrat  e maleve duke u përqafuar me prekje  krye për krye dy a tri herë…

***
Duke u larguar nga ato male dhe duke  më rënduar mendimi që Shqipëria mund të jetë azili më i madh në botë për numër popullsie, gjithashtu më i paorganizuari në rruazin tokësor. 
Rreth shtatëqind  mijë pensionistë jetojnë shumica e tyre sa nga krenaria, aq nga pamundësia të vetmuar nëpër shtëpitë që jua kanë ndërtuar në më të shumtën   e rasteve fëmijët emigrant.
Ata fëmijë që i ka “përzënë” atdheu  i tyre ndër më të bekuarit në planet.
Herë me dëshirën e tyre dhe shumicën e herëve nga politikat e mbrapshta të qeverive antishqiptare që nuk vinë  në pushtet  përmes votës, por përmes dallavereve ballkanike, parave  të drogës dhe korrupsionit. 
Mosha e tretë kjo plagë  e dhimbshme sociale po tretet nga vetmia, ajo ka nevojë për dashuri  dhe respekt.
Ata kanë nevojë për një fjalë të mirë. Jepjuani o njerëz të moshës së mesme  se kohë edhe më të këqia  ju presin, na presin…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

PARAGJYKIMI NGRENIES ME DORE EDHE PSE ESHTE I SHENDETSHEM
11 hours ago
Basir Çollaku/ Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës
12 hours ago
Reldar Dedaj/ Mikpritësi i gjithë botës merr molotovin në dorë
12 hours ago
A mund të shpëtohet mbuloja e dëmtuar e centralit bërthamor Çernobil?
14 hours ago
Presidenti Begaj në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues
20 hours ago

PARAGJYKIMI NGRENIES ME DORE EDHE PSE ESHTE I SHENDETSHEM

Basir Çollaku/ Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës

Reldar Dedaj/ Mikpritësi i gjithë botës merr molotovin në dorë

A mund të shpëtohet mbuloja e dëmtuar e centralit bërthamor Çernobil?

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?