Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shkruam, se për fermerët që do të kultivojnë grurë, do të subvencionohen me 30 mijë lekë për çdo hektarë.
Ja postimi:
LAJM I MIRË
Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë 🌾
🗓Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik👩🏻💻🧑💻📲🤝
🟢Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor🚜🌾👩🏻🌾🧑🌾