Në fakt mbrëmë Abazoviçin e rrëzoi Serbia.
E rrëzoi se e shtyu shumë larg me kërkesat e saj, me atë çfarë i kërkoi e i kërkonte të përmbushte ai.
Me ato çfarë ai realizoi e po realizonte të përputhshme me aspiratat e Serbisë, duke i “sheqerosur” me etiketën:
—Në emër të “bashkëjetesës ” në vete Malin e Zi!
—Në emër të “stabilitetit” të Rajonit!
Dhe të gjitha këto, duke filluar nga qëndrimi i tij ndaj “Ballkanit të hapur” alias “Jugosllavia e re”…
Dhe deri tek marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, aq shumë e kontestuar në Mal të Zi.
Abazoviçi u rrëzua se kaloi “vijën e kuqe”, që votuesit e tij, ai Parlament, që e votoi i kishin vënë, në mbrojtje të atyre principeve, që ata i konsiderojnë të pa shkelshme.
Sepse ai kështu doli nga mandati i tij për hir të marrëdhënieve me Serbinë.
Marrëdhënie këto të kërkuara nga Beogradi, por që bjen ndesh me interesat jo vetëm të atij vendi.
Një precedent me domethënie të qartë ky nga opinioni e Parlamenti i atij vendi të vogël, fqinjë me ne.
Por që duhet të vlejë si një shembull e mësim shumë më i gjerë.
Prof.Tritan Shehu/“Puthja” fatale e Serbisë për Abazovic!
Leave a comment Leave a comment