Një fëmijë 8-vjeç është përplasur nga makina sot rreth orës 16:30 në rrugën e plazhit në Orikum të Vlorës.
Makina drejtohej nga shoferi me inicialet A.M, 27-vjeç, i cili sipas policisë, gjithashtu ka mbetur i plagosur. Fëmija është dërguar në spitalin e Vlorës, ndërsa gjendja shëndetësore e tij nuk dihet.
“Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum”, bën me dije policia e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.