“Me At Meshkallên, jam njohtë në burgun e Burrelit, ku e prunë bashkë me një grup të burgosurish, nga burgu i Shkodrës, nuk më kujtohet saktë ka vjeti 1953-1954. Ai ishte at’herë rreth të pesëdhjetave, vocerrak dhe i imët ka shtati, me dy sy si gaca. Ç’ka i ndriste syni, ja shkrepte gjuha, sado që zani i tij ishte i shtruem e i paqëm “Suaviter in modo, sed fortiter in re” (i butë në mjete, i fortë në qëllim). Fjalët i kishte të thjeshta e të preme, si i kanë zakonisht njerëzit me bindje të forta në ç’ka besojnë. E ushtronte profesionin e vet, si Ushtar i Krishtit, në shërbim të nevojtarëve të mjerë. Në atë kohë drejtor i burgut, ishte një xhelat që i pëlqente me mbajtë fjalime, para të burgosurve tue i marrë nëpër kambë, por kishte asish që nuk e mbyllnin gojën, e ndër ta, At Meshkalla, ndahej në shenj. Përgjigjej ku duhej, pa e çue zanin. Por fjala e tij kishte autoritet edhe mbi drejtorin, i cili ishte i regjun, tue pasë studiue, teologji e filozofi. Ishte kjo një mënyrë me mprehë tehun e mendjes. Topitë nga plogështia e burgimit, At Meshkalla, do të mbesë në analet e Kishës Katolike të salvueme, si ai qe vuajti, salvimin gjate, pa i ba lak, deri sa pat shpirt”.