NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    2 days ago
    Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
    5 days ago
    Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
    5 days ago
    Sali Berisha drejt SHBA, kreu i PD: Do marr pjesë në një konferencë të Partisë Republikane
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Studiuesja dhe poetja OANA GLASU: REXHEP SHAHU, NJË ARISTOKRAT I FJALËS
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
Kryesore Politikë
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
Aktualitet
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
Të tjera
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
Të tjera
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Studiuesja dhe poetja OANA GLASU: REXHEP SHAHU, NJË ARISTOKRAT I FJALËS

Neutrale
Last updated: 2022/08/16 at 8:15 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kohët e fundit kam lexuar më shumë prozë se zakonisht, rumune ose shqipe, por nuk mund të përmbahesha t’i çlodhja sytë te poezia e Rexhepit, të cilin e lexova të plotë dhe që tashmë e kam thënë publikisht, se është poeti i zemrës sime.
Rexhep Shahu i rregullon mendimet e tij në vargje pa shumë hezitim tematik, pa hezitim estetik dhe pa ndonjë lustrim të tepërt lirik të padobishëm për t’ia dhënë fjalës origjinale, me të cilën ndërton poezitë e tij. Padyshim i shqetësuar nga dilemat ekzistenciale, për të cilat nuk kërkon zgjidhje, ai ushtron, në mos pastrimin përmes poezisë, të paktën çlirimin, në këtë mënyrë, nga vetvetja e vet, shtypëse dhe e vështirë për tu mbajtur. Unë madje do të thosha se, më shumë se fjala, Rexhep Shahut i pëlqejnë tingujt e saj, dridhja e saj vajtuese, ndonjëherë, ose lëkundja e lehtë si balade, herë të tjera.
Kjo është arsyeja pse ai nuk vendoset në një lloj të caktuar të krijimit të poezisë, por lëviz, brenda së njëjtës ndjenjë, nga një formë e paracaktuar e shprehjes, klasike, të themi, në një moderne, dhe nga kjo në një tjetër, mbase me origjinë popullore.
Jehonat e titujve të vëllimeve të poetit lajmërojnë kalime nga një temë në tjetrën: nga gjendjet soditëse te reflektimet ekzistenciale, nga ëndrrat te meditimet, nga jeta në vdekje, nga dashuria në rrjedhën e papërshkueshme të kohës, duke mos përfillur as atë shoqërore e as atë politike. Nuk është realja që transmetohet përmes fjalës, por projeksioni i saj në vetëdijen e poetit, jehona herë e shurdhër, herë më e mprehtë e një realiteti të përafërt jo të përpunuar filozofikisht, por vetëm, në një masë të madhe, estetikisht. Dhe realja, si një objekt lirik, shndërrohet në kohë, me të cilën ne matim kalimin tonë të shpejtë nëpër botë, shndërrohet në moment, si interval kohor jashtëzakonisht të shkurtër, në jetën tonë. E vërteta përmbahet në fjalë, në atë të liruar në formën e zhurmës, e refleksit të përvojës ekzistenciale, siç nxjerrim nga shumë poezi të Rexhepit. Në mënyrë të guximshme, poeti ka depërtuar, që nga poezitë e tij të para, në një univers lirik si labirint të cilin, pa u lodhur, e eksploron hap pas hapi për të gjetur rrugën për në të vërtetën. E cila nuk është aspak e lehtë apo e pakët.
Ndërsa fjalët e gjuhës në të cilën ai ndien poetikisht kanë mbaruar, krijon një rrethanor, me një ngarkesë lirike unike, duke bërë një folje emër, duke përvetësuar një ton të domosdoshëm dhe duke bashkangjitur shenjën e veçantë të subjektivitetit. Vargu lëshohet, në favor të mesazhit, nga rripat klasike të prozodisë, gjuha poetike e pazakontë shprehimisht ndërmjetëson transferimin e përhershëm midis konkreteve dhe abstrakteve, midis realeve dhe jorealeve, kurse shoqërimi befasues të termave bisedorë, abstraktë apo edhe të zhargonit, veçon bindshëm komunikimin poetik.
Fjala, jo rrallë, është ndërtuar rreth imazheve ndjellëse, duke e çuar mesazhin e saj tek lexuesi në vargje të metrikave të ndryshueshme, me një ritëm të brendshëm i nënshtruar rrjedhës së ideve, por edhe ndjenjës poetike të fortë apo pasionale. Por, poezitë e Rexhepit vazhdojnë akoma të diversifikohen tematikisht, nga koncepte serioze, si jeta, vdekja, koha, te fakti i ndryshëm banal i përditshëm, por që lidhet etikisht me vetëdijen poetike të tij. Prandaj kam vërejtur se poeti praktikon një poetikë të ankthit ekzistencial, të thyerjes tragjike të vetvetes, të njohjes përmes dashurisë, duke vendosur në plan të parë kontradiktën ideatike midis vetes dhe vetes, midis egos dhe alter egos, midis meje dhe teje, midis vetëdijes dhe ekzistencës, regjistri duke u lëkundur dhe ai, në varësi të melodisë: serioze, e gjallë dhe ironike. Dashuria si gjendje e pasigurisë, përfaqësimi i konkretes në formë abstrakte, si dhe abstraktizimi i konkretes, përmbysja shprehëse e natyrshmes dhe shtyrja e paqartësisë së gjuhës poetike deri në skaj të marrëzive janë përbërësit thelbësorë estetikë të një gjendje lirike polifonike, të një imagjinari poetik modern. Me një gjuhë poetike lozonjare dhe ironike, të vendosur në regjistra të ndryshëm leksikorë – gojorë, bisedorë, retorikë – me një ligjërim lirik, rrëfim nganjëherë delikat, i ndërtuar në përgjithësi, në vetën e parë, me mjetet e ekspresivitetit poetik të zgjedhur sipas mishërimit të idesë dhe me një prozodi moderne, poezitë e Rexhep Shahu kanë të gjitha atributet e një krijimi të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare.

Neutrale August 16, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
2 days ago
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
2 days ago
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
2 days ago
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
2 days ago
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
2 days ago

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët

Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.

Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?

Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?