Sot 10 vite pa Arbër Xhaferin- një mungesë e pazëvendësueshme kjo!
E kam njohur për herë të parë në Tetovën plot dëborë, në dimrin e ashpër të 1994, një ditë përpara se të zgjidhej Kryetar i partisë, në atë Kongres të vështirë aty.
Që nga ai çast u bëmë miq të mirë se bashku.
Një lider vizionar, me “fytyrën ” te kthyer nga Perëndimi, që punoi shumë jo thjesht për PDSH, për shqiptarët aty, për vendin e tij, por shumë më gjerë.
Ai kontribuoi fort për stabilitetin e Rajonit tonë, për rrugen europiane të tij.
I vendosur për të kundërshtuar projektet, që binin ndesh me interesat tona të mëdha, i qartë në kundërshti me autorët e tyre.
Por gjithmonë i hapur për dialog, gjithmonë shumë miqësor.
Do ta kujtojmë vazhdimisht si një vlerë e veçantë për të gjithe ne.
Duhet kujtuar edhe sepse mesazhet e tij janë gjithmonë aktuale e orientuese.
Tritan Shehu/ 10 vite pa Arbër Xhaferin, mungesë e pazëvendësueshme

Leave a comment Leave a comment