NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    7 hours ago
    Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
    1 day ago
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    6 days ago
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Albert Avduli/”Skandali” im me policinë në Selanik dhe Rafaela si engjëll mbrojtës…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
Kryesore Politikë
Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
Kryesore Politikë
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
Aktualitet
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
Të tjera
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Albert Avduli/”Skandali” im me policinë në Selanik dhe Rafaela si engjëll mbrojtës…

Neutrale
Last updated: 2022/08/12 at 4:28 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Rafaela është vajza e një miku tim, por m’u bë udhërrëfyese, përkthyese dhe avokate mbrojtëse në një nga ato çastet që të duken pa fund, në vend të huaj.

Unë mbërrita në Selanik të hënën në mëngjes. Një qytet që e njoh relativisht mirë dhe e dua.

Njohja është e vjetër dhe ka lidhje me moshën e bukur studentore, ku për dy muaj, me pak shokë ishim përfitues nga Projekti TEMPUS, i një shkolle verore 10 javëshe.

Atëherë ishim të atashuar pranë Universitetit Aristotel.
Viti i largët…1994, por me mbresa sikur të ishte dje.

Për të kapërcyer nostalgjitë, po rikthehem te “përplasja” ime me policinë helene.

Përplasur pa u takuar, por me stres, kohë e humbur procedurash, prishja e ditës së miqve dhe në fund kosto financiare.

Parkoj makinën ndanë një rruge jo kryesore, ku radha e makinave të vendosur, ishte 5 makina para vendit ku ndala unë dhe 5 të tjera mbas meje.
Pra dukej gjithçka në rregull.
Ulem në kafe, fare pranë trotuarit dhe për pak minuta e kreva rutinën me kafen expres që grekët e bëjnë bajat.

Afrohem te makina, por targa e parë mungonte, ohh, më paska rënë gjatë udhëtimit.

Shoh që edhe targa mbrapa nuk ishte.

Atëherë më kapi paniku, moss, më paskan vjedhur targat dhe djemtë “çapkën” do t’i përdorin në punë pasanikësh ose në zbrazje koburesh mbi grupet rivale.
Në pak sekonda po mendoja denoncimin në policinë helene, paraqitjen time në Konsullatën tonë në Selanik dhe pajisjen me letrat provizore për t’u kthyer në Shqipëri.

E kur ka hall njeriu, mundohet të shfrytëzojë çdo rrethanë, pa menduar për kohën apo punën e tjetrit.
Telefonoj Astrit Mera, drejtues i PD-së në Selanik dhe miku im i vjetër.
Nuk e telefonova si Laçian që mund të dijë skutat e skifterëve, se Astriti di vetëm familje, punë dhe shoqëri, por si domosdoshmëri për të kryer veprimet e pa planifikuara.

Shiko, më thotë ai, duhet të kesh gjobë te xhami dhe policia të ka hequr targat.
Mos u mërzit, vazhdon ai, për pak minuta më ke aty.

Po, gjoba ishte mbi xham, por e papritura që më ndodhi, ishte bërë perde për mos të parë detajet.

Ai mbërriti për pak minuta dhe më sqaroj, se për të huajt që bëjnë shkelje administrative, i marrin targat sepse nuk paguajnë.

Policia bashkiake ishte edhe në këtë rast, si për të plotësuar urrejtjen time ndaj gjobaxhinjve të Tiranës.

Njeriu me fat, mbetet me fat…

Rafaela, vajza e Astritit, studente për ekonomi, prej pak muajsh, bënte praktikën në Bashkinë e Selanikut.
U drejtuam për atje dhe Rafaela, njoftuar tashmë nga babi i saj, na priti para institucionit.

Me vajzën u futëm nëpër zyra, fotokopje pasaportë e leje qarkullimi, siguracion ndërkombëtar e leje ndërkombëtare drejtimi e makine.
Fotokopjo e firmos deri aq sa po më dukej vetja firmëtar në tradhtinë ndaj atdheut tonë parajsor…

E kur mbarojnë gjithë këto procedura, duke futur dhe pagesën e gjobës, një nëpunëse e bukur si Helena dhe djallëzore si Penelopa, mbasi vuri letrat e mia në tezgjahun e thurjes burokratike më thotë: Qirje Avdullaqis, procedura që ju të merrni targat, mund të zgjasë nga 48 orë deri në 15 ditë.
O Zot, më ra Olimpi me 12 Zotat e tij mbi krye.

Atëherë, Rafaela, si një engjëll mbrojtës, nis kundërshtitë me bukuroshen greke si një shqiponjë Kurbinase, po çfarë thua, ky është axha im dhe sot duhet të marrë targat patjetër.

Debate të forta në një gjuhë me shumë sss dhe rrëshqitëse si sapun në mermer.
Eja xhaxh, më thotë, dhe me sytë që i shkreptnin, më orienton në disa shkallë.

Troket te dera e një zyre dhe futemi brenda sapo dëgjojmë përgjigjen: hyr!

Ishte zëvendës dhimarkio (nënkryetari i bashkisë).
Dialog mirëkuptues, një telefonatë dhe zbritëm te sybukura autoritare.
Këtu s’kish më fjalë, veç dëgjoja: signomi Rafaela, signomi( më fal Rafaela, më fal).

Gëzim i madh, gëzim i madh me të vërtetë, pa mendoni sikur të vonohesha disa ditë.. Ku do flija, ku do punoja, a gjendej punë…

Mora targat e makinës dhe me këtë rast mësova edhe si vendosen.
Zoti mos na lëntë pa shqiptarë nëpër botë (dhe qeveria nga kjo dëshirë i degdis bashkatdhetarët që të ikin, për t’na ndihmuar pra).

Mbi të gjitha Zoti e ruajtë Rafaelën tonë nga Kurbini !

Neutrale August 12, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
7 hours ago
Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
1 day ago
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
1 day ago
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
2 days ago
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
2 days ago

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT

Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.

Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?