NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    3 hours ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    4 hours ago
    Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
    1 day ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bislim Ahmetaj/Si u njoha me emrin e Havzi Nelës!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
Kryesore Politikë
Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
Kryesore Politikë
Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI
Të tjera
Karakaçi: Rruga Milot-Shkodër me pagesë/ Greta Bardeli: Nuk do t’u merret kokërr leku shkodranëve për rrugë të re…
Të tjera
Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bislim Ahmetaj/Si u njoha me emrin e Havzi Nelës!

Neutrale
Last updated: 2022/08/11 at 5:59 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

(Në 34 vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela, ndërgjegjia e varur e lirisë dhe fjalës së lirë)
Kjo ese eshte  botuar ne permbledhjen “Shkrimtaret per Havzi Nelen” botim i Klubit Letrar te Tiranes ne perkujdesjen letrare te Rexhep Shahut dhe İzet Shehut e sponsorizuar nga Deputeti filantrop  Flamur Hoxha )

Në Kukës kam shkruar poezitë e para. Isha nxënës konviktor në Shkollën e Mesme të Bashkuar e cila mbante emrin e partisë që urdhëronte ngujimin nëpër burgje dhe vrasjen e poetëve. Në dhjetëditëshin e dytë të prillit të vitit 1985, na rrasën në një klasë, të gjithë nxënësve, anëtarë të rrethit letrar, pak më shumë se tridhjetë vetë. Mësuesit e letërsisë, prej të cilëve tani më kujtohen Nik Ukcama, Bajazit Cahani e Natasha Rrota, na shpjeguan ftohtë dhe prerazi se çfarë duhej të bënim.  Mbi dyfletshat që kishim përpara, për rreth 60 minuta, do të na duhej të krijonim një poezi ku të shprehnim dhimbjen për humbjen e pazevendësueshme që kishte shkaktuar vdekja e udhëheqës-përbindëshit tonë legjendar. Truri im ishte mpirë, mendja më ishte ndalur. Jo nga dozat e larta të disidencës, aq më pak nga «dhimbja» për «humbjen e pazëvendësueshme» por, as sot e kësaj dite s’mund të shkruaj diçka me detyrim, me urdhër,  qoftë ai edhe një informacion i shpërlarë zyrtar. Dyfletshi im, edhe pse po kalonin minutat si rryfeja në të kthjellët, vazhdonte të mbetej i bardhë. Sytë e mi si të një ketri kërcenin sa në një bankë në tjetrën dhe shihnin dyfletshat e shokëve dhe shoqeve të mia të rrethit letrar mbi të cilët rrëshqisnin stilolapsët dhe që po i mbaronin jo vetëm faqet por edhe rrjeshtat. Një ndjenjë makthi e fortë më kishte kapë. Profesor Nik Ukcama, si duket e kish vënë re se ç’po ndodhte me mua.  M’u afrua me qetësi e më tha: –Ma jep mua fletën dhe dilë jashtë! –Jo, Profesor! Tani do filloj! Isha duke menduar…! -Ec djalë i mirë, e di unë sa ke menduar. Ma mori dyfletshin e bardhë mbi të cilin kisha shkruar vetëm emrin dhe mbiemrin tim. Makthi dhe frika erdhën duke m’u shtuar. Shtanga, klasa mu rrotullua mbi krye. Megjithatë veprova me qetësi siç më tha profesori.   Pasdite, Nik Ukcama pinte ndonjë gotë tek Klubi i Beqareve, pothuajse gjithmonë vetëm. Ndodhte që e gjëje edhe me Bajazit Cahanin. Shkova bashkë me një shokun tim konviktor. Ja porositëm një gotë fërnet dhe ndenjëm për pak kohë në një tavolinë tjetër. Pas pak ai na e bani me dorë, që t’i bashkoheshim. Na qerasi edhe ai me nga një gotë fernet. Unë nisa të flas. – Erdha… – E di pse erdhe! Harroje atë muhabet, është punë e mbylluar. U ndodhë edhe krijuesve me emër një gjë e tillë, por koha dhe momentet janë të këqia. Mund të përfundosh si Havzi Nela! Si Havzi Nela? Kush ishte Havzi Nela?  Emër krejtësisht i panjohur për mua në vitin 1985, kur akoma s’kisha mbushur 18 vjet. Çfar gjamë e kishte gjetur Havzi Nelën, në çfar vargu i qe shtjerrur frymëzimi, në cilën metaforë i kishte shpërthyer revolta? Si kishte përfunduar Havzi Nela? Këto pyetje po e shponin shpirtin tim, sigurisht jo me formën që po i them sot, por thellë brenda meje shihja një burrë, një poet të ngrirë, fati i të cilit nuk i urohej askujt.  -Mbaje mend mirë, po përfundove si ai, s’ka kush ç’ka të ba!  Mbylle gojën e harro, ba sikur s’ke qënë fare në shkollë sot. Hajde gëzuar ! Pijeni se më duhet me ikë. E çuam me fund. Ai fërnet i zi farmak atë pasdite prilli te vitit 1985 m’u duk si lëng trendafili, lehtësues e përvëlues në të njëjtën kohë. Ia dhamë dorën Nik Ukcamës e bashkë me shokun tim shkuam tek Klubi i Agjensisë.  Aty ku sot, 33 vite pas vdekjes, u kthye Havzi Nelës. Atëherë kisha një festë të brendëshme, pasi mësues Nika, me përkujdesje prindërore, më kishte « shpëtuar » nga fati si i Havzi Nelës. Histori të vogla mbijetese, të zakonshme për një nxënës konviktor, siç ishte gjetja e një racioni buke, një pakete cigaresh, një qepje këpuce, një gote fernet, një bilete për kinema, apo 20 lekëve për të qerasur me një tortë, një vajzë që ma ngrohte zemrën, bënin që gjërat e tjera, ato të thellat të harroheshin, të kalonin në plan të dytë. Por, emri i Havzi Nelës, s’do të mbetej për shumë kohë në paskujtesë. Ai do të vinte tronditës, vetëm tri vite më vonë. Pasi mbarova shkollën me emrin e partisë që vriste dhe burgoste poetët, përveç punëve të rënda, lexoja libra pafund, ëndërroja ta vazhdoja shkollimin. Havzi Nela, emri i tij, fati i tij, më rrinin në grykë si gulç, si revoltë. Në Kukës kishin varur një poet ! Kishin prerë jetën e tij me litar ! Fjalët e dikurshme të Nik Ukcamës : “Mund të përfundosh si Havzi Nela !”, më rrihnin se çekan në tru, më përvëlonin në shpirt e ndryshuan shumëçka tek unë ! Sidomos vendosmërinë, për të bërë diçka që poetët, fëmijët e vendit tim të mos kishin fatin e Havzi Nelës. Që askush në atdheun tonë të mos frikësohej nga fjala, nga poezia, nga liria. Ajo që kanë bërë shokët e mi dhe unë në dhjetor të vitit 1990, rrëzimi i diktaturës, ishte përpjekja e parë. Dinjiteti i martirëve të lirisë po kthehet e kjo na gëzon të gjithëve. Rruga është e gjatë, 33 vjet pasi dëgjova për herë të parë emrin e tij, ndodhem sot këtu, pranë këtij monumenti të domosdoshëm për nderimin e poetit, por sidomos për të ndihmuar kujtesën e brezave të sotshëm. Revolta dhe përpjekjet tona për liri s’duhet të ndalen. Havzi Nela ishte dhe mbetet frymëzues në rrugën tonë !
I përulem dinjitetit, nderit dhe emrit të poetit që u martirizua për fjalën, për lirinë…

Neutrale August 11, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
3 hours ago
Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
4 hours ago
Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI
4 hours ago
Karakaçi: Rruga Milot-Shkodër me pagesë/ Greta Bardeli: Nuk do t’u merret kokërr leku shkodranëve për rrugë të re…
18 hours ago
Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
1 day ago

Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?

Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!

Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI

Karakaçi: Rruga Milot-Shkodër me pagesë/ Greta Bardeli: Nuk do t’u merret kokërr leku shkodranëve për rrugë të re…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?