NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha me gazetarët: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i parë për ushqimin në botë gjatë komunizmit
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ U besoj më shumë raporteve të gazetarëve për Edi Ramën, se deklaratave e puthjes së Marta Kos!
    2 days ago
    Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
    6 days ago
    Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Roland Bejko/Dy fjalë për vrasje/vetvrasjen e çiftit shqiptar në New York, dhe reagimet e “miqve” në rrjetet sociale.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
Aktualitet
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
Të tjera
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
Të tjera
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
Ekonomia
Zjarret/ Reagon Presidenti Begaj: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Roland Bejko/Dy fjalë për vrasje/vetvrasjen e çiftit shqiptar në New York, dhe reagimet e “miqve” në rrjetet sociale.

Neutrale
Last updated: 2022/08/07 at 2:56 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Para se të jap një opinionin tim për ngjarjen,  që në krye të herës dëshiroj t’iu shpreh ngushëllimet e mia familjeve të dy të rinjve që humbën jetën në New York.

Padyshim, që kjo ishte një ngjarje e rëndë dhe që mbart shumë dhimbje brenda, në çdo pikëpapje humane.

Por, në një media lexova që bashkëshortja 28- vjeçare e zotërisë që mesa lexova paska qenë aktor i larguar në Amerikë në kërkim të ëndrrës së vet, ka qenë edhe shtatzënë.

Gjithnjë sipas mediave, thuhet se ai përpara se të vetvritej, hodhi nga dritarja e katit të gjashtë bashkëshorten e më pas u hodh edhe vetë. Që ta formulosh lajmin kështu, i bie që dikush ka qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes dhe ka treguar për policinë a për mediat gjithë skenën si ka ndodhur. Përndryshe, nëse është trillim i gazetarit, kjo zonjë a zotëri qoftë, duhet të heq dorë nga  profesioni pasi po bën një akuzë të rëndë për vrasje.

Po nëse ky lajm është i vërtetë,  ky aktori ynë, në kushte depresioni a jo, na paska bërë një krim të shumëfishtë.

Së pari, i mori jetën një nëne, që nëse ka qenë edhe shtatzënë, vrasje bëhet edhe më tragjike.

Së dyti, ai ka bërë krim ndaj fëmijëve të vet të mitur. Mirë pa baba që i la,  por i privoi edhe nga e drejta natyrale për t’u rritur nga një nënë.

Së katërti, prindërve të vajzës u mori dritën e syve, u mori jetën e fëmijës së tyre të dashur duke i ngarkuar sot me një barrë të rëndë dhimbjesh.

Por përtej kësaj, ajo që unë nuk mund ta kuptoj dot në gjithë këtë histori, ka të bëjë me komentet plot dhimbje të shprehura nga miq, të afërm dhe të njohur të aktorit 35 vjeçar, të cilët në shumicën e tyre me të drejtë vajtojnë humbjen e djalit, por nuk thonë asnjë fjalë për bashkëshorten e pafajshme të tij.

A thua se në vend të jetës së dy njerëzve të tjerë, nënës dhe fëmijës në barkun e saj, kemi të bëjmë thjesht me një zorrë qorre, me një  apendiks, zgjatim të zorrës së shëndoshë, që me vdekjen e pjesës së mirë, ky apendiksi e ka për detyrë të vdesë bashkë me të si një proces normal anatomik.

Çfarë dreq njerëzish janë këta që mendojnë kështu ?!

Ky është kulmi i narcisizmit, si për atë që vret gruan edhe për këta që e pranojnë këtë vrasje si diçka të zakonshme, normale, a thua se gruaja ishte thjesht një copë nga lëkura e tij, për të cilën ai dhe vetëm ai, burri, ka të drejtë të vendosë nëse do jetojë a do vdesë bashkë me të.

Jo aktor të ketë qenë i ndjeri, por vet yll i rënë në tokë, nëse është e vërtetë se është ai që e ka hedhur gruan e vet me fëmijën në barkun e saj nga dritarja, duhet trajtuar si kriminel, si vrasës ordiner, pavarësisht 1001 arsyeve që mund të ketë pasur për të qenë i mërzitur nga kjo jetë.

Vrasja e dikujt tjetër, për më tepër e nëns së fëmijve të tu, nuk ka justifikim, dhe ata fëmijë kur të rriten, pavarësisht dhimbjes për të si baba, me siguri nuk kanë për t’ia falur vrasjen e nënës shtatëzënë.

TAGGED: Lajme
Neutrale August 7, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
1 day ago
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
1 day ago
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
2 days ago
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
2 days ago
Zjarret/ Reagon Presidenti Begaj: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
2 days ago

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan

Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore

Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!

5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?