Në Shqipëri çdo gjë është e shtrenjtë: Shëndetësia, arsimi, vendi i punës, qiratë e shtëpisë, ushqimet e përditshme, blerja e një shtëpie, vila e makina super të shtrenjta, të dashurat që duan një thes me para për pushime e shoping, e shumë gjëra të tjera.
Ama një gjë është fare e lirë dhe e pavlerë: Jeta e njeriut.
Atë ta merr kushdo pa ju dridhur qerpiku, kur ti teket në mes të ditës e të natës, në qendër të qytetit apo në rrugën kryesore të makinave e këmbësorëve.
Më e dhimbshmja, e papranueshmja, e patolerueshmja është se këtu jetën ta merr pa asnjë pendesë, ai, që ka bërë betimin për të mbrojtur, shëndetin, pronën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo qytetari, ditën dhe natën, qoftë edhe duke rrezikuar jetën e tij për të na mbrojtur ne.
Pikërisht ai të merr jetën…