NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    12 months ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    1 year ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me faktet dhe provat e farsës së 11 majit
    2 weeks ago
    Ironia e Flamur Nokës: Burgu tani ka një zë të fuqishëm në parlament!
    1 month ago
    Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, BE të veprojë për të ndalur regresin në rrugën drejt integrimit
    1 month ago
    Takimi i delegacionit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kryesuar nga z. Sali Berisha me Eurodeputetin Andrey Kovatchev
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Përparim Gjeka/KOSOVA SHQIPTARE SI ARMIKU I ARMIQVE TË SHQIPTARËVE
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha pret në takim Deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z.Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian
Të tjera
Pse u “divorcua” Fan Noli nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1931?
Të tjera
Forcat speciale më të mira në botë*
Të tjera
Mesazh i fortë nga SHBA për kartelin e drogës që bën biznes në Shqipëri
Të tjera
Basir Çollaku/ “Kasapi Rama”, delet e “therura” nga SPAK
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Përparim Gjeka/KOSOVA SHQIPTARE SI ARMIKU I ARMIQVE TË SHQIPTARËVE

Neutrale
Last updated: 2022/08/01 at 5:25 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Pse Putin sulmoi Ukrainën ? Pse pikërisht këtë vit? Historia e konfliktit me Ukrainën ka filluar që prej rrëzimit nga pushteti në Ukrainë të presidentit Janukovich, një zar i Putin që po bëhej gati të merrte rrugën e Lukashenkos së Bjellorusisë. Por Ukraina nuk përbënte një rrezik imediat për regjimin totalitar të Putin edhe pse jo një tjetër Bjellorusi siç do ta donte ai, për aq kohë sa korrupsioni dhe luftërat e brendshme politike për pushtet ishin mjaftueshëm në konservimin e një shteti të dobët ukrainas ku Rusia ndihej superiore.

Me ardhjen në pushtet të një presidenti dhe klase politike relativisht të pakorruptuar e të pakorruptueshme, me funksionim të shtetit demokratik të stilit të Europës perëndimore që po bënte të mundur ngritjen ekonomike  dhe ngritjen e krenarisë kombëtare ukrainase, Kievi u bë një kala që duhej rrëzuar. Në të kundërtën, prosperiteti i këtij shteti të fuqishëm, në të njëjtën hapësirë sllavisht folëse, me klerin ortodoks të pavarur, me pakicë popullsie ruse në miliona, në kohën e internetit, po bëhej një rrezik imediat për vetë ekzistencën dhe mbijetesën e regjimit putinian. Duhej ndërhyrë patjetër sa nuk ishte tepër vonë. Në këtë prizëm, operacioni special rus megjithëse nuk pati sukses në pushtimin e Ukrainës, tashmë ka arritur objektivin kryesor; ndalimin e progresit ekonomik e social të Ukrainës me efekt të paktën 10 vjeçar.

Në strategjinë e tyre të efektit domino të hapjes e nxitjes së konflikteve ku të munden në botë për të presionuar dhe shpërndarë sa më shumë forca ushtarake dhe politike të Perëndimit me SHBA në krye, regjimet totalitare tashmë dukshëm në të njëjtin bllok aleat, patjetër që ndërsimin e Serbisë kundra Kosovës sonë e kanë objektivin më të lehtë për t’a realizuar në çdo kohë. Kjo dihet dhe kuptohet nga të gjithë. Askush nga armiqtë e Kosovës shqiptare nuk mund të jenë miq të asnjë shqiptari, edhe pse shumë shqiptarë (të cilët nuk i kam kuptuar kurrë) idhullojnë Putinin.

Por ne shqiptarët duhet të kuptojmë mirë tre realitete të tjera që e bëjnë më të rrezikshëm se asnjëherë më parë në historinë e Kosovës së pas çlirimit në 1999.

1. Serbia me Kosovën po shkojnë drejt skenarit Rusi Ukrainë për shkaqe të brendshme thuajse identike me ato që çuan në luftë atje. Vuçiç ndodhet në një kulm të fuqisë së tij politike dhe ushtarake, por ekonomia serbe me gjithë ndihmat e Rusisë, Kinës etj. nuk reflekton rritje, përkundrazi struktura e saj oligarkike e ngjashme me Rusinë duket e pashpresë.

Ndërkohë ekonomia në Kosovë po tregon shenja të mira administrimi, rritje të ardhurash në buxhet, investime, subvencionime dhe ndihma sociale gjithashtu në rritje, shtet ligjor në veprim etj. të cilat po shihen me sy të mirë edhe nga vetë shumica e komunitetit serb në Kosovë. Ky trend duhet ndalur me çdo kusht dhe destabiliteti me paramilitarë e grupe kriminale te komunitetit serb brenda e jashtë Kosovës është hapi i parë i cili mund të eskalojë në çdo sekondë në ndërhyrje ushtarake nga ana e Serbisë për të “mbrojtur” pakicat e saj.

Qëllimi kryesor nuk është pushtimi, por shpërqëndrimi i qeverisë së Kosovës nga reformat dhe puna e mirë që po bën, për të frenuar rritjen ekonomike e sociale. Nëse kjo qeveri bie në këtë kurth, ka vend për rezerva edhe për integritetin dhe së paku për aftësitë e qeveritarëve aktualë në Kosovë.

2. Në pozicion të ngjashëm ndodhet fatkeqësisht edhe Shqipëria në raport me Kosovën. Shifrat e fundit të Eurostat e rendisin Shqipërinë edhe prapa Kosovës në parametrat bazë të mirëqenies ekonomike si paga mesatare, numri i popullsisë nën minimumin jetik, ndihma sociale për banor, produktiviteti në punë, shkalla e zbatimit të ligjit, borxhi publik, etj.

Qeveria e Edi Ramës në 9 vjet, nuk ka të arriturat e qeverisë së Kurtit në dy vjet. Po pas dy vjetësh të tjerë? Prandaj Rama është në panik, sepse televizioni i Kosovës shihet tashmë në Shqipëri lirshëm dhe jo me miza si dikur “jugosllavi”. Shqiptarët në dy anët e kufirit shikojnë diferencën vetë me një xhiro në Kosovë. Dhe sa me shume urojnë vëllezerit kosovarë atje me gjithë fjalorin e pasur të gjuhës shqipe, aq më shumë shajnë qeverinë e Tiranës me gjithë fjalorin e pasur të gjuhës shqipe.

Mos kujtoni se vetëm Vuçiç kënaqet nga qëndrimi “drejt” i Ramës, në fakt edhe Rama kënaqet nga ndërhyrjet e Vuçiç, të dy e kanë të gjatë valën e bashkëpunimit me interes të ndërsjellë, përveç se të dy janë në një gjatësi vale edhe me valën sorroiste.

3. Avokati mbrojtës më i madh amerikan i Serbisë kundra Kosovës shqiptare është Richard Grenell. Avokati mbrojtës më i madh amerikan i Sali Berishës është Richard Grenell, i vetmi që ka ardhur në Tiranë e i ka dalë në mbrojtje. Erdhën edhe republikanë të tjerë me poste të larta në Tiranë, por askush nuk takoi non-gratan.

Përse kjo koincidencë që miku i armikut të Kosovës shqiptare u bëka mik i një shqiptari? Opozita destruktive në Shqipëri e marrë nga non-grata dhe e ngjallur në krye të opozitës shqiptare,  si oksigjen për zgjatjen e frymës së qeverisë astmatike të mikut të serbit Vuçiç në Tiranë, bie era tradhti burra.

Si përfundim logjik, në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë, shpresa e vetme e ndoshta garanti i vetëm për shqiptarinë për momentin mbetet vetëm aleanca e popullit tonë me Aleancën EuroAtlantike. Mos harroni, nëse doni të kuptoni kush janë armiqtë e shqiptarisë, shikoni se kush është miku i armiqve të Kosovës shqiptare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha pret në takim Deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z.Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian
3 hours ago
Pse u “divorcua” Fan Noli nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1931?
5 hours ago
Forcat speciale më të mira në botë*
9 hours ago
Mesazh i fortë nga SHBA për kartelin e drogës që bën biznes në Shqipëri
10 hours ago
Basir Çollaku/ “Kasapi Rama”, delet e “therura” nga SPAK
10 hours ago

Berisha pret në takim Deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z.Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian

Pse u “divorcua” Fan Noli nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1931?

Forcat speciale më të mira në botë*

Mesazh i fortë nga SHBA për kartelin e drogës që bën biznes në Shqipëri

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?