Po kthehen barinjtë, por hënën e harruan ndezur në mal.
Yjet vënë qirinj nëpër udhët e zogjve,
mbi delet e heshtura.
Kur isha fëmijë bisedoja me delet,
që më flisnin gjëra të mençura.
Çudi! Kur rritemi dhentë nuk flasin më.
Eklogë/ Frederik Rreshpja