NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    1 day ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    2 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Osman Metalla/A na e zgjidh Haga problemin e delimitimit të hapësirave detare?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
Bota
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
Të tjera
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
Të tjera
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
Kryesore
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Osman Metalla/A na e zgjidh Haga problemin e delimitimit të hapësirave detare?

Neutrale
Last updated: 2022/07/30 at 9:01 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Është folur mjaft mbi dergimin e çështjes së delimitimit të hapësirave detare në Hagë. Në pamje të parë është një veprim i justifikuar. Në fund të fundit shtete mjaftë të zhvilluara në detari, edhe pas vite diskutimesh e negociatash, nuk kanë arritur në një marëveshje mes tyre, dhe në përfundim i janë drejtuar Hagës apo Hamburgut apo arbitrazhit në zgjidhjene e këtyre mosmarëveshjeve. Po Shqipëria përse të mos i drejtohet Hagës? Në fund të fundit jemi përbalë një vëndi si Greqia e cila në ekspertizën e saj lidhur me këto çështje është vite dritë para nesh. Atëhere, a jemi më të sigurtë ta dërgojmë çështjen në Hagë?

A është Haga zgjidhje? Në fakt gjykata e Hagës së bashku me gjykatën ndërkombëtaretë së drejtës së detit ka trajtuar një sërë ceshtjesh përfshirë dhe raste të cilët paraqesin element të ngjajshëm me rastin Shqipëri-Greqi. Në të gjitha rastet, shtetet kanë bërë përpjekjet e tyre maksimale, dhe pas shumë raunde negociatash pa rezultat në arritjen e konsensusit në çështje të caktuara i janë drejtuar palëve të treta.
Ndaj dhe me të drejtë në këtë moment kur palët janë deklaruar se “kemi rënë dakort ti drejtohemi gjykatës së Hagës” shqetësimi mbarëqytetar mbetet constant:
• A jemi të gatshëm të shkojmë në Hagë?
• Në çfar kushtesh po shkojmë në Hagë?
• I këmi të përcaktuara pyetjet që do ti shtrojmë gjykatës?
• A kemi ne arritje pozitive të negociatave të bëra deri më tani dhe cilat janë këto arritje për të cilat është rënë dakort ndërmjet palëve?

Në fakt këto janë pyetje thelbësore të cilat i paraprijnë rezultatit të Hagës. Ajo çka ka ndodhur deri tani lidhur me këto negociata, është mister pasi nuk ka patur asnje informim nga ana e qeverisë Shqiptare. Nëse Ministrat Grek të jashtëm në mënyrë permanente e kanë informuar opinionin e tyre publik lidhur me gjithshka kanë arritur, madje duke e shfaqur dhe si heronj për këto arritje (shih deklaratat lidhur me zgjerimin e detit territorial të MJG), nga ana e qeverisë tonë, njw gjw e tillw nuk ka ndidhur. Në një çështje të tillë të interesave madhore të vëndit nuk duhet të ketë antagonizëm qëndrimesh, por të gjitha palët duhet të jenë në unison për optimizimin e rezultatit të marëveshjeve.

Politizimi i tejskajshëm e ka dëmtuar në themel këtë çështje. Grupi negociator, më shumë se sa të studiojë dhe të trajtojë nga pikëpamja tekniko shkencore çështjen e delimitimit, është dashur të ndjekë orientimet politike të ardhura nga qeveria, duke ja ngushtuar plotësisht hapësirën vepruese grupit negociator. Në vënd që të ishte Vendimi i gjykatës kushtetuese, shina kryesore në të cilën do të udhëhiqej grupi negociator, kanë qenë pikërisht ndërhyrjet politike. Cfarëdo që të kishte arritur grupi negociator, deklaratat politike të drejtuesve kryesore të qeverisë Shqiptare nuk bënin tjetër vecse dobësonin pozicionin e RSH përballë RG.

Dërgimi i çështjes në Hagë doli një ditë të bukur si deklarim i Kryeministrave Grek e Shqiptarë. Krejt papritur, kur grupet negociatore po përgatiteshin për takimin e radhës, me përgjegjësinë e adresimit të atyre pikave për të cilat debati vazhdonte, vjen si rrufeja në qiell të hapur deklarimi se çeshtja do të shkojë në Hagë! Grupi negociator kishte filluar të ndjente sadopak optimizëm, kishin avancuar ne dakortësinë e vijës së drejtë bazë (sipas deklarimeve të ish anëtareve të gr negociator), dhe teknikisht po mundoheshin te adresonin roblematikat. Gjerat po lëviznin. Ngadalë por kishte avancim. Mbase nuk do të binin dakort në shumë pika por nuk ju dha mundësia të vazhdonin mëtej.

Çfar do ti kërkojmë Hagës në këto kushte? Do ti themi ja ku është deti, na e ndani pak se ne nuk mundemi. Jemi përpjekur, po sja arritëm dot! A ëshët kjo mënyra se si shkohet? Sigurisht që jo. Në Hagë shkohet pasi negocitat janë bërë shterruese. Janë arritur disa dakortësi por ka dhe disa të tjera për të cilat edhe përe janë bërë përpjekje nuk është gjetur dakortësia. Dhe ne këto pika si kemi të përcaktuara. Në fakt, dergimi i çështjes në Hagë këtë presupozon. Ti drejtohesh Gjykatës për ato ceshtje për te cilat palët nuk bien dakort? Formulimi i këtyre pyetjeve është thembra e akilit. Nuk janë pyetje të cilat ndërtohen lehtë. Adresimi i një pyetje duhet të vijë si rezultat I një kërkimi, studimi, shqyrtimi, marje në konsideratë të shumë faktorëve historike, ushtrimi I pandërprerë I të drejtës lundrimore, incidentet detare e gjithshka tjetër që implikon rezultatin e pyetjes. Një ga ceshtjet më të diskutuara është dhe efekti I ishujve. Profesori I nderuar Romeo Gurakuqi ka bërë një përmbledhje të shkelqyer të fakteve historike të cilat kanë një rëndësi jetike në adresimin e pyetjeve të peshës (efektit) të ishujve.

Në datë 21 Korrik 2022, pikërist një ditë para betimit të presidentit të ri të RSH. Z. Bajram Begaj, ministri I jashtëm Grek z. Dendias në një intervistë dhënë mediave të vëndit fqinj, shprehet se “është vendosur tashmë shtrirja me 12 milje në Jon dhe këtu ska gjë për tu diskutuar përveç disa gjërave teknike që do ti çojë palët në Hagë”…

Ky deklarim së pari bëhet në një moment mjaft domethënës, në ditën e fundit të qëndrimt në zyrë të presidentit Meta, duke lënë të kuptojë se dhe “pengesa” e fundit që ne kishim tashmë u sheshua. Së dyti, një deklarim i tillë nën rreshta shpreh ngazëllimin e Ministrit të jashtëm Grek për atë fitore të jashtëzakonshme që ka arritur në delimitimin e hapësirave detare me Shqipërinë. Shprehja “përveç disa gjërave teknikeqë do ti çojë palët në Hagë”. Sipas zotit Dendias, nuk ekzistojnë mosmarëveshje ndërmjet palëve, por për të legalizuar atë që plitikisht palët kanë arritur mes njëra tjetrës është mirë që të jetë një palë e tretë, dhe konkretisht Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë (IJC) në Hagë. Kjo do ti shuante zërat kundërshtues në Shqipëri, dhe do të forconte dhe pozitën greke në pretendimet e saj detare dhe në zona të tjera detare për të cilat ka mosmarëveshje me fqinjët e saj lindorë.

Deklarime të tilla janë kembanë alarmi. Haga do të na japë atë që do të kërkojmë dhe si do e kërkojmë, ndaj dhe dhe duhet të ulemi për tu përgatitur siç duhet për një zgjidhje të drejtë dhe të ndershme.

O.M 30.07.2022
https://xn--cdaaa.xn--balkaneb-y1a.com/kufiri-detar-surprizon-ministri-i-jashtem-grek-eshte-bere-12-milje-ne-jon-dhe-ne-menyre-te-njeanshme-ishte-e-drejta-jone/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
3 hours ago
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
8 hours ago
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
9 hours ago
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
10 hours ago
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
22 hours ago

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin

Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.

Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?

Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?