“Ministrat nuk janë ekip basketbolli, hiq një mbrojtës vendos një sulmues, janë njerëz që marrin topin që është fati i shqiptarëve. Sot ju s’keni asnjë të drejte për ti bërë shqiptarët të kuptojnë se kush po i qeverisë. Zonjë është e udhës që sot, tani në këtë seancë ju tu ktheni parlamentin deputetëve edhe shqiptarëve. Të dëgjojmë, të diskutojmë dhe të shqyrtojmë aktet e para të presidentit të republikës. Më thirrët dje në pikë të mëngjesit e pataksuar nga dosja e Autoritetit të Dosjeve. Autoriteti nuk e ka të drejtën të paraqesë kërkesë për ndryshim ligjor, por duhet që çdo procedurë ligjore të diskutohet. Por sot që ky Parlament duhet të diskutojë kontrollin e ndryshimeve në qeveri kok është e papranueshme. Ju keni detyrimin që sot në këtë parlament të drejtën e fjalëve t’ia jepni deputetëve. Se shqiptarët janë ulur sot para Parlamentit t që të shohin e dëgjojnë pse ka ikur njëri dhe ka ikur tjetrit”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.