Vetëm pak ditë mbas vrasjes në Fush Krujë, sonte tjetër ngjarje tronditëse.
Krimi ka tronditur sërish, këtë herë në Milot. Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Të plagosurit janë Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.
Këta të fundit kanë qenë duke qarkulluar me automjet dhe në Milot janë gjendur përballë breshërisë së armëve.
Burime bëjnë të ditur se të dy kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ka nisur krehja e zonës.



