Gomonia e cila u bë kryelajm dje, nga mënyra sesi Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare e ndiqnin në det, është gjetur e djegur në zonën e e Godullës.
Shërbimet policore konstatuan se mjeti lundrues ishte rreth 7-8 metra i gjatë me dy motorë ndërsa dyshohet se ishte i ngarkuar me kanabis. Operacioni u zhvillua nga ajri dhe nga deti.
Mësohet se në kërkim janë shpallur dy skafistë.
Ende nuk dihet sasia e drogës që mund të ketë qenë në mjetin lundrues. Grupi hetimor po kryen hetimet për të zbuluar detaje nga ky aktivitet kriminal.