NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
    1 year ago
    Të Fundit
    Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
    24 hours ago
    Parlamenti para kryeministrisë/ Berisha: Ne tani jemi hedhur në një betejë të gjithanshme me regjimin
    3 days ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin “Troplini” dje kapitulluan pa kushte!
    3 weeks ago
    Berisha: PD mbështet Florjan Binaj !
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Zef Zefi/ “THIRD WAVE”- Vala e Tretë, QË SHPJEGON SHKULMIN E QELBËSIRAVE
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
Të tjera
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
Të tjera
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
Të tjera
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
Kryesore Politikë
Oerd Bylykbashi/ Ligji “Për barazinë gjinore” është ligji për konfuzionin gjinor
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Zef Zefi/ “THIRD WAVE”- Vala e Tretë, QË SHPJEGON SHKULMIN E QELBËSIRAVE

Neutrale
Last updated: 2022/07/18 at 9:35 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Realitete- psikologji- pedagogji dhe Kujdes…

1- Prishja e demokracisë në pesë ditë

Më 1967 në Kaliforninë demokratike që njihen edhe si vitet e rrebelimit antikonformist, në një nga klasat me adoleshentë, realizohet një nga eksperimentet psikosocial tronditës. Eksperiment, i cili në ditët e sotme do të konsidreohej i pa katalogueshëm.

Në Cubberley High School, profesori i histori-letersisë Ron Jones vetem 26 vjeç, me nxanësit e tij 16 vjeçar, ka në program një seri temash që lidhen me regjimin nazist.
Sidoqë profesori Ron mundohet ta bejë sa më të asimilueshme e kuptueshme lëndën, gjithçka nyjëzohet tek një pyetje:
Si është e mundur që populli gjerman, një ndër popujt-hambar i botës me dijetar të të gjithë lëmejve, paska qënë kaq sylesh për të mos kuptuar e parandaluar regjimin mizor, që po instalohej?

Profesori bënë përpjekjet e tij maksimale për një argument shterues, po lexueshëm dukej se objektivi mësimor nuk kënaqte.

Mbasdite, në bibliotekën e vet, teksa vriste mendjen për këtë, në krye i ndrit një ide:

Të nesërmen sapo hyn në klasë, u sugjeron nxënësve një lojë totalitare, që do t’i shohë menjëherë të përfshirë drejtpërdrejt. 
Profesori Ron përcakton rregullat e bindjes krejt të kundërta me liberalizmin politik të mjedisit ku fëmijët amerikanë jetonin.
– nuk mund të ulen më ku të donin, as dhe si më parë
-nuk mund të ndërprisnin folësin gjatë mësimit për pyetje e ndërhyrje.
-nuk mund të ndodhte më që profesorin ta thirrnin me emrin e tij. Aq më pak me Ronny emër familjar mes tyre.
-Që nga ai moment ata duhet të hyjnë në klasë në rresht e rregull, me ecje ushtarake e në heshtje.
-me u ul në bankë me drejtqëndrim e krahë të përthyer sipas rregullit që percaktoi ai.
-bëj pyetje ose jep përgjigje vetem me tri fjalë, duke shtuar në fund të fjalisë jo më Ronny, por mister Jones. 
-Kush gabon do të duhet të përsërisë derisa ta mësojë respektimin e saktë të rregullit.

  Me habi të madhe mësuesi vëren se nxënësit jo vetëm janë të intriguar nga ai mjedis autoritar, por e ndjekin gërmë për gërmë. Në orët e mësimit vëren se janë jo vetem më të vëmendshëm, më të respektueshëm, por edhe më produktiv. 

Më tej ai vendos të vazhdojë eksperimentin dhe ta çojë atë në një hap tjetër. 
Ditën e dytë ai hyn në klasë dhe i gjen nxënësit në pozicionin e caktuar një ditë më parë: disa buzëqeshin, të vetëdijshëm se e kanë kënaqur mësuesin, të tjerët janë më të ngurtë, po dhe të tensionuar. 
Mësimi fillon mbi rëndësinë e të ndjerit pjesë e grupit të një levizjeje për një qëllim e objektiv të përbashkët. 

“Fakti se demokracia vendos në qendër individin – shpjegon Jones,-është një disavantazh, krahasuar me jo dhe antidemokracitë.”
Pastaj vazhdon:- Lëvizja jonë lartëson bindjen dhe realizon anullimin e individit në raport me grupin”.

Që nga ai moment, nxënësit nuk janë më gjimnazistë të zakonshëm, por anëtarë të përzgjedhur të lëvizjes së quajtur “Vala e Tretë”
Emërtimi “Third Wave” merret nga rituali i valëve ku zakonisht e treta është ajo më e fuqishmja, që në shqip perdoret edhe shkulm.
Anëtarët më pas do të miratojnë një kod veshjeje për t’u dalluar prej te tjerëve; një këmishë e bardhë me xhinse, një kartë anëtarësie, një përshëndetje ekskluzive që konsiston në zgjatjen e krahut të djathtë dhe dorën pak të lakuar në imitim të një vale.
Pas kësaj, për t’u ndjerë sivëllezër, u përzgjodh motoja: “Forcë përmes bindjes!  Forcë përmes bashkimit!  Forcë përmes veprimit!
Forcë përmes krenarisë…!”  Adoleshentët e përsërisin moton në kor, janë të kënaqur, të emocionuar që mund të bëjnë kaq shumë.
Më pas profesori prezanton si bazë thelbësore: bindjen, bindjen e padiskutueshme ndaj drejtuesit, pra ndaj tij.

Në këtë rast tek udhëheqësi, dmth mesuesi, mishërohen te gjitha vetëvetet e secilit nxënës.

Në ditën e tretë të mësimit nuk janë më vetëm tridhjetë nxënësit fillestarë. Janë edhe pesëmbëdhjetë të tjerë nga klasa të tjera. 
Lajmi është përhapur nëpër shkollë dhe shumë nxënës të tjerë dëshirojnë që t’i bashkohen “Shkulmit”, dmth Vala III. 

Duke parë bindjen, zellin dhe pasionin e tyre për të ndjekur urdhrat, z.Jones u thotë nxënësve se “Vala e Tretë” nuk është thjesht një eksperiment, por diçka e vërtetë, reale e madhështore. 
Atë ditë profesori magjeps klasën me një rregull tjetër instrumental që synon një qëllim më të lartë; forcën përmes veprimit.
Nga ana tjeter do bejmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur komunitetin e “shkulmit”-Third Wave.
Mësimi përfundon me një detyrë shtëpie: vizatimi ose ideimi i logos së Valës së Tretë, memorizimi i të dhënave të kontaktit të të gjithë anëtarëve të lëvizjes, shtrirja e lëvizjes.
Bindja e të tjerëve nxënës të klasave fillore që të mësojnë rregullat e tyre në mënyrë që të sigurojnë eksponentë të rinj të mundshëm për lëvizjen.

Në ditën e katërt, në mënyrë gati spontane, mbi dyqind këmisha të bardha i bashkohen Valës së Tretë, duke u treguar të gatshëm për çdo gjë. 
Në këtë rast krijohet një komision i brendshëm i ngarkuar me përzgjedhjen e aspirantëve të rinj, të cilët përfshihen sipas një rituali te thjeshtë inicimi.  Vetë anëtarësia ka ngritur dhe një grup shërbimi sigurie (arsyeto patronazhiste) për të parandaluar tendenca kontestuese që mund të ndërpresin ose shqetësojnë udhëheqësin gjatë aktivitetit.  Situata fillon të marrë një kthesë shqetësuese, saqë adoleshentët e “Shkulmit” nuk bëjnë më dallimin midis trillit dhe realitetit. 

Nënshtrimi i verbër në mungesë të zërave kritikë duket se i ka shndërruar ata në anëtarë të Rajhut të Tretë.  

Babai i njërës prej vajzave, një rabin, i telefonon mësuesit me shqetsim. Profesori Jones, i shpjegon se është vetem një eksperiment mbi personalitetin e popullatës gjermane gjatë instalimit te Partisë Nacional-Socialiste.

Por përmasat e dukurisë fillojnë të vërehen fort në shkollë nga mësuesit e tjerë: të rinjtë me këmisha të bardha janë bërë kryepërpjetë, agresivë dhe arrogantë, kontestojnë pa arsye, hyjnë në konflikt me nxënësit e tjerë.
Jo pak përhapet edhe spiunimi në mesin e anëtarëve: disa denoncojnë ata që i konsiderojnë jo mjaftueshëm aktivë dhe kërkojnë dënime ekzemplare.
Kolegët mësues diskutojnë situatën me Ronin. 
Profesori është po aq i shqetësuar. 
Ai e kupton që situata po dilte jashtë kontrollit.
Indoktrinimi ka arritur deri aty ku s’mban më. Ka mbërrit momenti me i dhënë fund eksperimentit.

Për fat, nuk do bombardohet Berlini, as Kalifornia madje as Cubberley High School, për ngritjen e antidemokracisë 4-5 ditëshe…

Të pestën ditë, mesuesi Jones ka menduar lëvizjen e papritur.
Në auditorin e shkollës, përballë të gjitha bluzave të bardha në radhë, mbi tavolinë, pranë katedres së tij ka vendosur një aparat televizori të madh, të ndezur, por pa asnjë sinjal.
Profesori Ron nuk zhgënjen. Ai përsërit natyrën reale të Valës së Tretë: “…nuk është një eksperiment i thjeshtë,-thotë,-dhe as një ushtrim klase. 
Është diçka shumë më e rëndësishme. 
Është një program mbarëbotëror për të gjetur militantë, të veprimit ambiciozë e krenaristë për të bërë ndryshime radikale politike.” Fill mbas fjalës me krahun e zgjatur profesori përshëndet me simbolin e “Valës” (shkulmin III) Të gjithë të pranishmit bëjnë njëkohshëm ritualin, të gatshëm e në ethe për aksion e veprim.

Mbas një heshtjeje të shkurter si e prerë me thikë, profesori ndez aparatin e televizionit:
Në ekran shfaqet një dokumentar me “Fyhrerin” në tribuna ku flet me gjermanët e vet.
Hutimi është i madh.

Nxënësit militantistë të “Shkulmit…” nuk u besojnë  më syve.

2— Në vend te aparatit pedagogjik..?

Për nxënësit nga 9 vjeç deri 99, çfarë kuptoni me shprehjen (pa hiri) të profesor Jones, vendosja e individit në qendër të politikes e vë sistemin demokratik në kushte të pafavorshme në krahasim me të gjitha sistemet e tjera anti-demokratike?
A mund ta zëvendësojmë fjalën (të pafavorshme) me ndonjë fjalë tjetër? Kur?

Sa e vërtetë mund të jetë shprehja se shqiptarët në vend të perdorin edhe masën neuronike të kores së hemisferave,  përdorin akoma vetëm bulbin e trurit antik në krye të shtyllës kurrizore?

A bëhet politika me emocione dhe sentimente?
Ju kujton gjë Eduard Bernës, Jozef Goebels, enverhoxhistat, apo Soros?

Keni besuar ndonjë herë se avionët janë mushkonja, gomari (jo kaligula) e bën për kryeministër dhe kush nuk ndjek gomarin, do të hajë bar?
Nëse po, pse?
Nga irracionaliteti i frikës, nga dashuria irracionale për atë që e ka thënë, apo nga urrejtja po aq irracionale për ata që konfirmojnë të kundërtën?

Detyra
Sillni shembuj nga jeta në “shtetin e duhur”.
Bibliografia:
Rajhu III.
Enverbuçku vepra; “histeria e një budallai.” “Turi ne vend te Sizifit” dhe “Jugosllaviku me bisht, kundër Berlinit

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
46 minutes ago
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
3 hours ago
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
4 hours ago
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
24 hours ago
Oerd Bylykbashi/ Ligji “Për barazinë gjinore” është ligji për konfuzionin gjinor
1 day ago

Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta

Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”

Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?