NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    4 days ago
    Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur me baxhanakun e tij Reda
    4 days ago
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    1 week ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Albert Avduli/A po ndërtohen kolonitë e reja me shqiptarë nëpër Greqi ?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!
Kryesore
Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit
Të tjera
Basir Çollaku/ Protesta drejtohet nga protesta
Të tjera
Dorjan Teliti: EUROSTAT ZHBËN PËRSËRI PROPAGANDËN: 1 NË 3 SHQIPTARË NUK PAGUAN DOT AS QIRANË!
Të tjera
Kryeministri Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së efektivit të Policisë së Shtetit në Maliq
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Albert Avduli/A po ndërtohen kolonitë e reja me shqiptarë nëpër Greqi ?

Neutrale
Last updated: 2022/07/18 at 9:20 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Emigrantët shqiptarë e nisën udhëtimin maleve dhe të drobitur duke patur në çantat e shpinës vetëm bukë dhe ndonjë kavanoz kafe e përzier me sheqer.
Buka duhej për stomakun, kafja për të larguar gjumin dhe sheqeri për të forcuar gjunjët.

Atëherë ishte dimër i viti 1990 dhe udhëtimet e maleve vazhduan përmbi një dekadë.
Greqia u shndërrua në tokën e premtuar dhe ata që rendnin drejt saj ishin nga 14 vjeç deri në 65 e ndonjëherë më të vegjël se 12, ndonjëherë edhe më të mëdhenj se 70.

Të vjetrit u kthyen dikur, kurse fëmijët dhe të rinjtë u rritën e u martuan atje.
Në atë vend u lindën dhe fëmijët, u shkolluan dhe mbetën në atë tokë, që tashmë e kanë vendlindje, vendrritje dhe e duan natyrisht.
E duan atdheun e ri, siç atdheu duhet.
U formuan me gjuhën helene, alfabetin e përzier midis cirilikes dhe latines, me mitologjinë, historinë, këngët dhe detin grek.
Shumë prej tyre u pagëzuan dhe ndjekin ritet ortodokse pavarësisht besimit të mëparshëm të prindërve. E drejtë themelore e njeriut në besimin që ka apo zgjedh.

U diplomuan, kryen detyrimin ushtarak dhe mësuan e këndojnë hymnin grek.
Kujtimet e fëmijërisë së tyre janë në fshatrat e qytetet, ku u lindën, shokët e klasës së tyre janë disa grekë e pjesa tjetër shqiptarë, por edhe të kombësive të tjera.
Morën nënshtetësinë greke dhe janë qytetarë të atij vendi, fqinj me atdheun e prindërve të tyre.

Kanë blerë truall për shtëpi e biznese, janë dashuruar, fejuar e martuar nën atë diell e pranë atij deti, janë natyralizuar, por jo asimiluar.

Ky përshkrim nuk është gjykues, por thënia e së vërtetës që ndodh.
Besoj dhe e di se ata fëmijë e duan shumë edhe tokën që kanë lënë pas, e cila ju përket nga rrënja.

Qëllimi i shkrimit ka të bëjë me realitetet e krijuara tashmë në shumë zona të Greqisë.

Fluksi i popullatave heterogjene nuk dallohet në qytete të mëdha, por në qyteza dhe fshatra raporti i popullatave duket lehtë.

Pikërisht te kjo çështje do të ndalë.
Gazetari Shpëtim Zinxhiria, që dallohet për korrektësi dhe kapjen e detajeve, para pak ditësh e kishte cekur një fakt të tillë dhe mënyra se si e trajtonte, të bënte që të ndalje te ato dy paragrafe.

Zinxhiria shkruante dy paragrafe, por që peshonin sa një enciklopedi.

Në shkollën fillore të fshatit Kardamena, shkruan ai, 90% e nxënësve janë shqiptarë. Mos mendoni se fshati i cituar është në rrëpirat e maleve të harruara. Jo, fshati është vetëm 6 km nga aeroporti i Ishullit Ko dhe aty, midis të tjerave ka liman(port i vogël) dhe hotel me pesë yje, siç shkruan Zinxhiria.

Pra, shkolla mbetet e tillë sepse atje ka nxënës, ata janë shqiptarë.
Shkollat e fshatrave tona po mbyllen sepse nuk ka nxënës.

Të rikthehem te ideja e fillimit.
Një fshat, sado i vogël, me gjithë ata nxënës shqiptarë, nënkupton që minimalja është bilinguist, pra ata banorë, në shumicë dërrmuese, flasin dy gjuhë në përditshmërinë e tyre, shqip dhe greqisht apo greqisht dhe shqip, se nuk di kë të vendos të parën.

Duke qenë shumë fëmijë, është e qartë se shumica e familjeve vitale janë shqiptare.

E padyshim që shumica e tyre, të “lidhur” tashmë me pasaporta, prona, miqësi, biznese e kujtime, do të pleqërojnë e mbeten atje.
Cikli i jetës do sjelli edhe vdekjen e jo pak do të prehen aty, ku kaluan jetën.

Ky është çasti, kur toka bëhet magnet e nuk të lëshon më. Nëse dikur, dikush do të shprehej, se këtu kam lindur, këtu kam kujtimet, mbas varrosjes së babait, nënës ose familjarit tjetër, në atë fshat apo qytet, atëherë ligjërimi ndryshon dhe merr tjetër fuqi: Këtu kam varret e të parëve…

Se nuk është varr, është ngulja në tokë, mbjellja, rrënjëzimi, është themeli i një vendqëndrimi të ri, i cili bëhet atdhe.

Kështu krijohen kolonitë dhe popujt nuk i kanë fenomen të panjohur ngulimet dhe përzierjet midis rracave.
Historia na mëson se shqiptarët e ruajnë gjuhën disa shekuj, por tani duhet konsideruar edhe teknologjia…

Neutrale July 18, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!
5 hours ago
Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit
12 hours ago
Basir Çollaku/ Protesta drejtohet nga protesta
1 day ago
Dorjan Teliti: EUROSTAT ZHBËN PËRSËRI PROPAGANDËN: 1 NË 3 SHQIPTARË NUK PAGUAN DOT AS QIRANË!
2 days ago
Kryeministri Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së efektivit të Policisë së Shtetit në Maliq
2 days ago

Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit

Basir Çollaku/ Protesta drejtohet nga protesta

Dorjan Teliti: EUROSTAT ZHBËN PËRSËRI PROPAGANDËN: 1 NË 3 SHQIPTARË NUK PAGUAN DOT AS QIRANË!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?