NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Reforma zgjedhore/ Grupimi “Dhjetor ’90” i ftuar në tryezën e partive të opozitës
    2 years ago
    Të Fundit
    SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
    22 hours ago
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    2 days ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    4 days ago
    Prokuroria mbyll hetimet, kryebashkiaku Beci dërgohet për gjykim…
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Pena e artë e Balil Gjinit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
Të tjera
KONSUMIMI I CMENDUR I LENGUT TE FRUTAVE/ Të ishte më i mirë se frutat, Zoti do krijonte lëngje në pemë
Të tjera
SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
Të tjera
Kryeministri Rama i kundërvihet përsëri Blendit: Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve…
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Pena e artë e Balil Gjinit

Neutrale
Last updated: 2022/07/16 at 6:52 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Gjarpri i larmë në katin e tetë
Kulloti, kulloti të gjorat bletë !

Ajo

Shihmë! Sapo dola nga hojet e errëta të gjumit
veshur me kostumin verdhëezi të një grerëze.
Jam mjalti dhe helmi, plaga dhe plumbi.
Vdekshin gjithë bletët në prag të kosheres!

Vij ta mbys atë zog të kuq që përnatë
vjen e çurit në kukomajat e pemës së frikës.
Pssst!… jam e pacipë. Të futem në shtrat.
Jam skëterrë me lule, humnerë pa përbindësh.

Ma kënda të vij hipur mbi bishtin e sfurkut
duke shkelur ato dallgë  me kallëza shkrimi.
Jam e paemërtueshmja që çon tek kaosi i bukur.
Dërrasave të kosheres t’ iu vëmë fitilin!

Marr  trajta femrash e qeniesh të tjera.
Ma ndjen erën e bishës dhe çmendesh prej epshit.
Kuajt e fakteve që hingëllijnë lidhur tek pema
mos i kap prej frerësh dhe mos u thuaj të heshtin.

Jam kuçka fshehur pas avlëmëndit të drojës;
ylberi gjysmë buzë mbi ujvarën e përdalë.
I kam thyer fenerët në rrugën e përvojës.
Ta marr  mendjen dhe ta var në kremastar.

Shihmë! Sapo dola nga hojet e errëta të gjumit
veshur me kostumin verdhëezi të një grerëze.
Jam mjalti dhe helmi, plaga dhe plumbi.
Vdekshin gjithë bletët në prag të kosheres!

Gjarpri i larmë në katin e tetë.

Gjarpri i larmë në katin e tetë.

Kulloti, kulloti, të gjorat bletë!

Lugje  ligjesh dhe magje magjish.
Mpiksu e bukur me gjakun e dhisë!

       Mënde qengjin në gji të pasthirrmave,
       Bëji gjilmitër fijet e shirave

O britmë e arnuar me sqepa pëllumbash,
Fjalë e dyllosur me gjithfarë vulash

     
      Djep ishte o-ja dhe u-ja greminë
      Nga poret tona kur mbinë filizë

Gjarpri i larmë në katin e tetë.
Kulloti, kulloti, të gjorat bletë!

      
Mos e vra gjarprin

Mos e vra gjarprin
me pika të kuqe, të zeza,
mbledhur kutullaç brenda strofkës së virtytit.
Mos!
Ndjell ters! Bëhet damar i ngrirë në retinë!
Ktheji gishtat e duarve në krongjij dimërorë
që kullojnë pika- pika mëshirë.

Mos e nga gjarprin laragan
gjarprin që rrëshqet në një të çarë të murit
të ligjërimit
me vazhda lëbyrëse metaforash në lëkurën e hollë.
Poshtë dhëmbit të tij ka një bodrum xhevahiresh.
Mos! Gjerdan kallp të bëhet në dorë!

Vdekja e sirenave

Me shigjeta pasthirrmash ngulur tek trupi
hidhen shkëmbinjve. (Medet, o det, medet!)
Sirenat: fyej të bërë me  dhoga tabuti,
poshtë mesit bodrum, lart oda gjithë qejf.

S’kish më Odise. Kishte shterrur kureshtja.
Në shtrat të ligjërimit ta piknin zajet e fjalëve.
Mes barërave të kalbura të ngastrave të heshtjes
përditë nga një vezë do bënte thëllëza e keqardhjes.

A shihej përvit Vjeshtë Penelopa me barrë
me shtiza shirash si do thurrte mes fushave?!…
Mërzi qe  bota. Poshtë bashkës së dallgtë
pelikanët do pastronin detin plak prej këpushave.

Ndaj hidhen «bëlldum » . Dregëzat e trishtimit
do ngjiznin ishuj të rinj. (Me dert, o det, me dert!)
S’kish më Odise. Po vdisnin me gjeste flijimi,
të zgjoheshin mise TV-ësh pas mijra vjet…

                                 

~ ~ ~
Këtë natë
thembrat e një klithme
goditnin barkun shtatzënë të heshtjes.

Kalleni lakmusin e gluhës, kalleni, pra,
në epruvetën e qelqtë të dënesjes.

Në eshtra e gongalle të thata shkërmoqen
hingëllimat e verbra të mëzit të dalldisë.
Papagajtë e të qeshurave
me pulpat plot pupla
venë dhjamë në degën e shpresës tek rrinë

Prapë…
Kjo natë:
kunatë në kanatë.

Çiareve ku rrënja boshtore e egoizmit
depërton kot nasikoti,
Tërfil të kaltër pendimesh brente
me dhëmbë
një shqerkëz e bardhë loti.

Dhe blegërinte mardhur së ftohti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
5 hours ago
KONSUMIMI I CMENDUR I LENGUT TE FRUTAVE/ Të ishte më i mirë se frutat, Zoti do krijonte lëngje në pemë
7 hours ago
SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
22 hours ago
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
23 hours ago
Kryeministri Rama i kundërvihet përsëri Blendit: Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve…
1 day ago

Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama

KONSUMIMI I CMENDUR I LENGUT TE FRUTAVE/ Të ishte më i mirë se frutat, Zoti do krijonte lëngje në pemë

SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët

Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?