Sot, Komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi do të vizitojë Tiranën. Mësohet se diplomati do të zhvillojë një vizitë në Bypassin e Vlorës.
Gjatë vizitës, pritet të ketë një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ishte dje në Bruksel dhe është takuar me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg, me të cilin kanë patur edhe prononcim të përbashkët para mediave.