NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    2 years ago
    Të Fundit
    Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
    1 day ago
    Çmimet e ushqimeve/Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Nuk ka shqetësim, çmimet e shportës nuk janë rritur, vetëm çmimi i perimeve…
    3 days ago
    Berisha: Afera e Portit të Durrësit, afera më e madhe korruptive që ka Europa në tryezë! Portin e peshkimit e morën dy trafikantë
    3 days ago
    Grupi Parlamentar/ Berisha: Ne duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/SHEKSPIRI ZBRET NGA SKENA AKTORIN LYPARAK (në ditë-heshtjen për Kujtim Spahivoglin)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Hungari/ Opozita e Magyar po fiton zgjedhjet përballë kryeministrit Viktor Orban
Bota
Italiani “dembel” punon qindra orë më shumë se gjermani “punëtor”.
Të tjera
Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
Kryesore Politikë
Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.
Bota
Rama takon pensionistët: Do kemi rritje çdo janar, votoni PS-në
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/SHEKSPIRI ZBRET NGA SKENA AKTORIN LYPARAK (në ditë-heshtjen për Kujtim Spahivoglin)

Neutrale
Last updated: 2022/07/13 at 3:51 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

/—Njerëzit mësojnë të vrasin sikur vrasja të jetë rol…edhe vdekja rol të jetë—/

Ende nuk e besoj se në Anglinë Elizabetiane aktorët paskeshin qenë, edhe me statut, gjëri më lyparak i kohës.
Njëherazi pranoj, si logjikë, se kjo e pat sëmbuar Shekspirin, e pati shtyrë të shkruante, të mund të kthehej në Stratford si një zotni i vërtetë. Jo si aktor!

Ka kohë, i ftuar të filloj të besoj se gjigandit Shekspir i ka ardhur keq për aktorët si njerëz që ngjiteshin në skenë për tu shtirur.
Deri vonë kam menduar të kundërtën: I kam kundruar aktorët si artistë, mbushur me dije, dhembshuri dhe qytetari.

Shekspiri kthjellon t’i besoj se gjer edhe aktorët e famshëm të asaj kohe, kur ndodhi të shikoja teatër, nuk ishin veçse ca njerëz që dinin vetëm të mësonin dhe interpretonin fjalët e të tjerëve, në  rrekje që spektatorët t’i besonin si të tyret.

Si dramaturg, Ai kërkoi tu shfaqte anën tjetër: të dilnin në skenë dhe të mbanin gjallë karakteret e vërtet njerëzorë.
Shekspiri, pra dramat e tij, më saktë karakteret e tij, duket se zbritën nga skena dhe u bënë modeli i njeriut të sotëm. Mbase ngaqë ndodhi që mendje-larti shkroi vetëm drama, mbase ngaqë edhe lirikat e tij fundojnë me gjak, edhe dashuritë kështu mbyllen. Njeriu që ndjen, njeriu që dashuron, njeriu që rend ndaj së bukurës dhe së vërtetës, ai që nuk pushon së admiruari dramat e tragjeditë e Tij, atë fat do të kishte. Atë fat e ka akoma…

Shekspiri e kapi me intuitë domosdonë e regjimeve për të sunduar (edhe) përmes teatrit.
Ai shkroi që jo aktorët por spektatorët, të ishin lyparakë: ata duhej të paguanin së paku biletën për të gjetur të vërtetën vetëm atje ku e izoloi shekspiri: në skenat e teatrit të dramës. Jo në jetë.

Besohet se kjo është pasojë e faktit se njerëzit e drejtë e të ndershëm, gjithnjë e kanë pëlqyer e lëvduar Shekspirin. Edhe pse dramat e tij janë shfaqur papushim, kjo farë njerëzish që edhe në skenë ata e pësojnë, ka mundur të mbetet gjallë deri tani e ca më tej, nga mezi i shekullit të njëzetë e një!

Kemi dekada që jetojmë pa praninë e njerëzve aktorë. Dhe, do ti që ndjehemi mirë! Gati harrojmë ç’do të thotë “njeri i mirë”, “njeri i drejtë”, e kemi hequr fjalën “i drejtë” nga të gjitha librat, nga të gjitha bisedat, ka kohë që nuk ndjen dhimbje njeri për këtë gjë.

E çfarë se ndokush, më të talentuarit e aktorëve, e pësuan? Dikush i ka raportuar ata, idetë e tyre, ose shakatë pa të keq si rebelime, që ata ta pësonin. Sot, ata që gjetën këtë rrugë për të mbetur gjallë, duke marrë më qafë ose duke heshtur në ndëshkimet e tyre, dhurojnë intervista dhembshurake për të pa-Fat-ët, aktorët që nuk u bënë lyparakë…

Në intervistat për kohën dikur, pranohet se ata, aktorët e shkëlqyer, provuan të bëhej ajo që s’ishte e lejuar, aluduan për të vërtetën, treguan rrugën e duhur, ndjeheshin keq kur e keqja binte në kryet e të tjerëve dhe sakrifikuan për kolegët e tyre.

“Ne që s’e bëmë këtë, ne shpëtuam, ne lyparakët, që sot japim intervista, edhe për ta…!”
“Ua shkatërruan jetën!”, përfundojnë intervistat e aktorëve e regjisorëve që vazhdojnë të vet lëvdohen dhe marrin çmime për lavdinë dikur. Si aktorë lyparakë, që Shekspiri provoi t’i ndihte të bëheshin qytetarë.

Ngushëllimi vjen prej arsyetimit se ka ardhur kohë tjetër. Po bëhet e frikshme të mbetesh i butë mes të ashpërve, i arsyeshëm mes të pa-arsyeshmeve, i matur ndaj të rrëmbyerve, s’po mundesh dot të mbash familjen pa zgjatur doren nga gjëja e Tjetrit, teksa gjithnjë e më shumë njerëz rrojnë pa nevojën e artit. Gjithnjë e më shumë njerëz mësojnë të vrasin sikur vrasja të jetë rol…edhe vdekja rol të jetë.

S’bëra dot as njërën as tjetrën, se të lexova ty, William Shakespeare!
I dëgjoi kush fjalët e fundme të Tij?

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Hungari/ Opozita e Magyar po fiton zgjedhjet përballë kryeministrit Viktor Orban
2 hours ago
Italiani “dembel” punon qindra orë më shumë se gjermani “punëtor”.
5 hours ago
Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?
1 day ago
Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.
1 day ago
Rama takon pensionistët: Do kemi rritje çdo janar, votoni PS-në
2 days ago

Hungari/ Opozita e Magyar po fiton zgjedhjet përballë kryeministrit Viktor Orban

Italiani “dembel” punon qindra orë më shumë se gjermani “punëtor”.

Gazment Bardhi/ RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?

Presidentja e Tanzanisë ka urdhëruar zyrtarët të udhëtojnë me autobus.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?