NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    2 hours ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    1 day ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Prof.As.Dr Osman Metalla/Bashkëpunimi Treg Pune- Universitet!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
Kryesore Politikë
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Prof.As.Dr Osman Metalla/Bashkëpunimi Treg Pune- Universitet!

Neutrale
Last updated: 2022/07/11 at 8:14 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Gjithnjë e më shumë sot sipërmarrësit anembanë vëndit ankohen për mungesë të fuqisë punëtore. Ankohen ndërtuesit se nuk kanë njerëz për të përballuar nevojat që kompanitë e tyre kanë për mbulimin e vëllimit të punimeve. E njëjta gjë tashme në sektorin e turizmit. Sërish bizneset ankohen se nuk gjejnë kamarierë e menaxherë të kualifikuar për të prballuar vëllimin e punës me të cilin sektori i turizmit ka filluar të përballet. E kështu nëse do ti merja me radhe të gjithë sektorët, është e njëjta histori – nuk ka jerëz…

Përse jemi në këtë situatë? Vallë kaq shpejt u rrudh popullsia e vëndit dhe nuk ka më të rinj për të punuar në këtë vënd? Në fakt arsyet janë të shumta.

Së pari, un do të rendisja pikerisht emigrimi masiv, i cili për hir të së vërtetës në këto vitet e fundit është shnderruar në një epidemi që ka përfshirë pothuaj cdo familje Shqiptare. Kudo dhe me këdo që bie biseda, do të dëgjosh patjeter që dikush është larguar ose është duke e menduar largimin. Kjo është e dhimbshme. Vetëm në dekadën e fundit mbi gjysëm milioni shqiptarë janë larguar përtej kufijve të Shqipërisë. Dhe ky është emigrimi më i madh pas atij të viteve ’90. Nëse në atë kohë largimi ishte krejtësisht i kuptueshëm, kur vëndi ishte me një ekonomi inekzistente dhe njerëzit largoheshin për mbijetesë, sot, mbase kriteri ekonomik nuk është nxitësi kryesor i emigrimit. Politikat qeverisëse, kanë bërë që shumëkush të humbasë besimin se ky vënd bëhet dhe natyrisht kjo bën që të largohen!

Në vënd që të mendohen politika të frenimit dhe të nxitjes së qëndrimit të rinisë në vend, duke rritur shkallën e formalizimit të ekonomisë, duke rregulluar më mirë sistemin e sigurimeve dhe të shpërblimit, si  zgjidhje qeverisëse ofrohet krijimi i lehtësirave për të sjellë fuqi punëtore nga vënde të tjera si Filipinet, Bangladeshi, Pakistani, Egjipti etj.

Po a është kjo zgjidhja? Ankohemi se nuk ka profesionistë kur në vënd shpenzohen miliona e miliarda për arsimimin e të rinjve. Përfundimi? – pjesa më e madhe përfundojnë në vëndet e Evropës. Dhe disa nga arsyet i renditëm më lart!

Sot ka një sistem të shkollave profesionale në vënd, por dhe në arsimin e lartë ofrohen programe profesionale për përgatitjen e specialistëve të lartë. Universiteti i Durrësit dhe konkretisht Fakulteti i Studimeve Profesionale është lider në ofrimin e arsimit të lartë profesional Një numër programesh të tilla jaft të domosdoshme për tregun e punës si “Teknologji automobilash“, “Hidroteknkë“, “Teknik Elektrik“ “Sisteme kondicionimi“, “menaxherë ndërtimi dhe transporti tokësor dhe detar“, “specialist rrjetesh dhe informatikë praktike“, e shumë degë të tjera. Ofrohen programe studimi bachelor ne shkencat teknike mjekësore si Infermieri, Fizioterapi, Mami, Navigacion dhe Menaxhim detar, etj., dhe pjesa më e madhe e këtyre të diplomuarve përfundojnë në vëndet e BE.

Në mungesë të politikave të duhura mbështetëse në këtë drejtim, mendoj se dhe vetë tregu i punës ka një rol. Universiteti bën përpjekje të bashkëpunojë, por bashkëpunimi duhet të jetë dykahësh. Në momentin kur tregu ka një kërkesë të lartë për fuqi punëtore e për më tepër për punonjës të kualifikuar sipas sektorëve, vetë tregu duhet të jetë me aktiv dhe të ofrohet pranë Universiteteve. Një shëmbull tipik i përfshirjes së tregut të punës në arsimin profesional është Gjermania e cila është shndërruar në një lider të arsimimit prfesional (vocational education). Në Gjermani, aftësimi profesional siguron përfshirjen e tregut të punës dhe punësim të qëndrueshëm. Nga ana tjetër, institucionet e arsimit të lartë duhet të sigurojnë që të rinjtë përfitojnë aftësi të larta profesionale në përgjigje të kërkesave të tregut të punës. Një metodë për të kapërcyer këtë sfidë është forcimi i programeve duale të arsimit professional, sistem i cili kombinon trainimin professional me një diplome të integruar në sistemin akademik bachelor. Nëpërmjet këtij sistemi, tregu i punës bëhet bashkëkontribues në përgatitjen e studentëve në programet profesionale dhe në fund përfitimi është se ata tashmë kanë një grup të rinjsh të gatshëm për tu integruar direkt në tregun e punës.

Aktualisht në Shqipëri ky model ekziston nëpërmjet programeve të studimeve të integruara me praktikën. Dhe në Universitetin e Durrësit janë 3 programe të tilla. Fatkeqësisht interesi nga tregu nuk ka qenë në nivelin e kërkuar. Mbase dhe ngjarjet e tilla si tërmeti i vitit 2019 dhe Pandemia e Covid-19 kanë patur efektet e tyre në këtë drejtim. Kompanitë mbështesin studentët përgjatë kohës së studimeve (sigurisht e gjitha kjo e rregulluar me kontrata) dhe u ofrojnë atyre mundësine e zhvillimit të praktikave profesionale, dhe në fund studentët janë direkt të punësuar nga kompanitë. Ky model mendoj se duhet të zgjerohet dhe duhet të aplikohet, dhe bashkëpunimi Universitet- treg pune, duhet të intensifikohet gjithnjë e më shumë. Në këtë mënyrë edhe kompanitë sigurojnë personel të kualifkuar me dijet specifike që kërkojnë ata.

Është koha që Universitetet dhe tregu i punës të rrisin në një shkallë më të lartë bashkëpunimin e tyre! Dhomat e tregëtisë dhe industrisë duhet të shërbejnë si një promotor në rritjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi. Praktika që aktualisht kemi me dhomën e Industrisë dhe tregëtisë në Durrës është positive, por mendoj se ky bashkëpunim duhet të konkretizohet me bashkëpunime konkrete Universtet – treg pune. Përfitimi është i dyanshëm. Le të shpresojmë që një bashkëpunim i tillë do të ndikojë dhe në frenimin e largimit të të rinjve nga ky vënd…

Neutrale July 11, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
1 hour ago
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
2 hours ago
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
7 hours ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
1 day ago
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
1 day ago

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?

Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?