Pas krahëve të mi,
Tinzare një e qeshur,
E dehur me maraz e mëri,
Me xhelozi e tëra veshur.
Nuk e kthej kokën pas,
Jo! Nuk më intereson!
Njerëzit e fryrë me maraz,
Dhe një rreze drite i verbon.
Unë eci përpara, vazhdoj,
Sepse veten të fortë e ndiej,
Njerëzit di t’i respektoj,
Veset e tyre, shumë i urrej.
Në rrugën time të gjatë,
ballë u bëj vështirësive,
Nuk dua të jem i pari,
Le të jem, mes të mirëve.