Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e sotme, ka miratuar me 113 vota pro rezolutën për dënimin e masakrës së Srebrenicës.
Po sot Kuvendi ka rrëzuar 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu.
Gjithsesi, në votimin provo, kanë marrë pjesë edhe disa deputetë të opozitës.
Votuan 113 deputetë, 113 pro dhe asnjë kundër, për miratimin e rezolutës për dënimin e masakrës së Srebrenicës në Bosnje, masakër e kryer nga forcat serbe ndaj popullsisë myslimane.