Ambasadorja SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një prononcim të shkurtër pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike.
E pyetur nga gazetarët, ajo është shprehur se është e drejta e qytetarëve që të shprehin mendimet e tyre.
Ambasadorja tha që protesta të jetë paqësore dhe të respektohet ligji.
“Qytetarët kanë të drejtë që të shprehin opinionet e tyre. Është shumë e rëndësishme që të jetë paqësorë dhe të ndiqet ligji. Faleminderit!”,- u shpreh ambasadorja Kim