NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    1 year ago
    Të Fundit
    SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
    23 hours ago
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    2 days ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    4 days ago
    Prokuroria mbyll hetimet, kryebashkiaku Beci dërgohet për gjykim…
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ing Arben Miza/Devolli -Bukuria dhe freskia e jetës shqiptare
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .
Të tjera
Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
Të tjera
KONSUMIMI I CMENDUR I LENGUT TE FRUTAVE/ Të ishte më i mirë se frutat, Zoti do krijonte lëngje në pemë
Të tjera
SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ing Arben Miza/Devolli -Bukuria dhe freskia e jetës shqiptare

Neutrale
Last updated: 2022/07/04 at 9:46 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Devolli është një nga krahinat më të bukura dhe më mbresëlënëse të Shqipërisë juglindore. E bëjnë të tillë natyra me peizazhet mahnitëse, luginat dhe pllajat e mbushura me gjelbërim, pyjet me burime ujore të shumta; arat e punuara me merak, plot prodhim, me  sfond malet e lartë me kreshta të buta e me re të shpeshta puplore; klima paksa e ashpër në dimër, por e shëndetshme dhe e freskët në verë; njerëzit e mirë, të gjerë në shpirt, punëtorë dhe me shume Dinjitet!

Duke folur për veçoritë dhe karakteristikat e trevave shqiptare, për devollinjtë thuhet se ata janë shumë punëtorë, madje punën e kanë kult të tyre, të cilës i falen më shumë se Zotit dhe prej të cilës kanë jetuar me nder e dinjitet në shekuj. Prodhimet e zonës së Devollit janë më cilësoret në Shqipëri, sidomos molla dhe qepa (e Bozhigradit). Por Devolli ka edhe këngën dhe sidomos vallen si simbol, “devolliçen” e famshme që të lë pa mend e pa frymë në çdo dasmë e gëzim, në çdo veprimtari brenda dhe jashtë atdheut. Kush ka shkuar në Devoll i ka parë dhe shijuar të gjitha këto.

Por për arsye vendi, këtë radhë nuk do të flasim për këto. Më poshtë do të rendisim disa nga pikat më atraktive turistike dhe vende të bukura që mund të vizitohen nga të huaj e vendës në Devoll.

Burimet e Devollit

Ka dy degë në krye të lumit Devoll që përshkon pellgun me të njëjtin emër. Njëra buron në malin e Gramozit. Është rreth 30 km larg Bilishtit. Udhëtim për atje është i lodhshëm, por tërheqës për bukuritë e natyrës dhe relievin e pasur me përrenj, kodra e lugina. Ushqimi duhet marrë me vete.  Në Nikolicë ka vaska për mbarështimin e troftës që është shumë e shijshme për shkak të pastërtisë së ujit, prandaj mund të jetë një variant për ushqimin. Dega tjetër buron në Moravë. Kjo degë quhet Vala, e cila buron në të dy anët e një përroi që të çon te Vrima e Ariut. Ujëvara më e madhe është tek Guri i Valës. Në kthim mund të vizitohet fshati Sinicë me një kishë 80-vjeçare, një shesh para shkollës dhe dy ura me hark.

Prespa e Vogël

Ndodhet në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek dhe hyn si pykë mes malit të Galiçicës dhe Malit të Thatë. Është vendosur në një gropë tektonike. Rrethohet nga të gjitha anët me male. Pjesa më e madhe e sipërfaqes prej 3.9 km² që ndodhet në Shqipëri po kthehet në një moçalishte me kallamishte dhe zhuka. Tendenca është kthim në kënetë për shkak të mbetjeve që solli lumi i Devollit për disa vite. Është pjesë e parkut kombëtar dhe ndërnacional.

Shpella e Trenit

Shpella e Trenit zë vend kryesor në tërësinë e monumenteve arkeologjike, në fushën e Devollit e pellgun e Korçës. Si vendbanim prehistorik është bërë e njohur për herë të parë në vitin 1952, nga vëzhgimet e H.Ceka e S. Anamali. Ndodhet rreth 12 km në veri të Bilishtit. Është një kombinim i rrallë i vlerave natyrore dhe materialo-shpirtërore. Ajo ndodhet në buzë të Liqenit të Prespës së Vogël, përfund një kodre të vogël pranë fshatit Tren, në Grykën e Ujkut, 706 m mbi nivelin e detit. Banorët e njohin dhe me emrin Shpella e Skordilevës. Rreth 200 m më tej, në rrugën për Shyec dhe Rakickë është Spileja ku mund të dallohen gjurmët e vizatimeve në faqen shkëmbore. Vëzhgimi i gjendjes së sotme të liqenit të Prespës së Vogël bëhet pjesë e vizitës.

Dëmbrava

Është një pllajë 5 km larg Bilishtit, në hapësirën midis Poloskës, Dobranjit, Fitores dhe Ziçishtit. Ka pyje të rinj me pishë ose të përzier, ka hapësira të mëdha për zbavitjen e fëmijëve. Midis Poloskës dhe Borshit ka një ujëmbledhës që pasuron elementët e terrenit.

Satrivaçi.

Është një vend rreth 7 km nga Bilishti, në krye të fshatit Hoçisht. Janë dy objekte kulti për mjekët shenjtorë Damjan dhe Kozma. Më 1 korrik banorë nga Devolli, Korça e më gjerë vijnë për pelegrinazh.

Dobër Gora

Është rreth 20 km larg Bilishtit. Është një kodër e shenjtë në veri të fshatit Arëzë. Ka një objekt kulti, fillimisht për besimtarët myslimanë, ku më 20 gusht bëhen flijime dhe festohet.

Ziçishti

Është një fshat karakteristik rreth 12 km larg Bilishtit. Dallohet për kulturën e lartë të komunikimit dhe për traditën e hershme të emigrimit. Ka pesë kisha, më e madhja dhe më e vjetra ajo e Shën Mërisë. Më 15 gusht banorët që janë shpërngulur nga fshati nëpër Shqipëri dhe ata që janë në emigrim, kthehen për të festuar së bashku. Ziçishtit i përkasin shumë figura të shquara në Shqipëri e jashtë saj si peshkopi Evllogjio Kurilla, gazetari dhe politikani Kosta Çekrezi, shkrimtarët Sotir Andoni, Petraq Zoto, mësuesi dhe publicisti Vasil Xhaçka, etj.

Shën Kostandini

Është një kishë në malin e Moravës, rreth 15 km nga Bilishti. Më 2 qershor shërbehet mesha e rastit, pastaj flijohen kafshë dhe festohet. Shumë besimtarë nga Hoçishti, Vërleni, Ziçishti, po dhe nga Korça preferojnë të vijnë një ditë më parë dhe ta gdhijnë rreth zjarreve duke kënduar me kitara e mandolina.

Inonishti

Është një vend i shenjtë 5 km larg Bilishtit që lidhet me misionarin bektashi Baba Kasëmi dhe Baba Rexhepin e Teqesë së Kuçit. Vakëfi u ndërtua që para çlirimit nga një degë e fisit të Nakellinjve të Poloskës. Ngarkesës fetare në këtë vend i shtohet edhe mjedisi i qetë dhe çlodhës.

Rezervati i Cangonjit

Ndodhet 10 km larg Bilishtit në anë të superstradës Bilisht-Cangonj. Është pyll i përzier, me sheshe të gjelbra për të pushuar dhe për të luajtur volejboll e futboll. Është

Mali i Ivanit

Të tërheq vëmendjen pamja e tij konike. Nga maja e tij 1714 m e lartë mund të vështrosh në formë rrethore fushën e Korçës, fushën e Devollit, Prespën e Madhe, zonën malore të Greqisë mes Prespës së madhe dhe Prespës së Vogël. Në qershor dhe korrik banorët e fshatrave pranë ngjiten atje për të mbledhur çaj.

Guri i Cjapit

Ndodhet në malin e Moravës, rreth 15 km larg Bilishtit. Një monument natyror i veçantë i vendit tonë, një kreshtë monoklinale e përbërë nga konglomerate dhe formacione të forta ranore. Forma karakteristike e shkëmbit në formën e një cjapi i ka dhënë edhe emrin.

Ujëvara e Vidëhovës

Ujëvarë natyrore rreth 50 m e lartë dhe ka dy prerje. Ka një bukuri magjepsëse nga poshtë dhe mund të vëzhgohet edhe nga sipër te Shkëmbi i Plakës. Peizazhit të fshatit mund t’i shtohet edhe një ndalesë tek xhamia e fshatit dhe një ndërtesë 300-vjeçare e tipit kullë pranë saj.

Stena e Stumbos

Është shtrati i lumit të Shagut, rreth 7 km larg Bilishtit. Mund të shijohet kontrasti midis fushës së Devollit dhe shtratit pjesërisht shkëmbor të lumit. Rekomandohet piknik me grupe shoqërore.

Sellca

Ndodhet 1 km larg autostradës Bilisht-Kapshticë. Ka një burim uji dhe lëndina të shumta. Pëlqehet nga banorët e qytetit për të kaluar pasditet në natyrë, veçanërisht ditën e 1 Majit dhe ditët e tjera të pushimit.

Teqeja e Eçmenikut

Ndodhet 8 km në perëndim të Bilishtit. Është vend i shenjtë për besimtarët e tarikatit halveti. Prej vitit 2008, 25 maji është caktuar si ditë e posaçme për të mbledhur të gjithë besimtarët duke rikthyer një traditë të ndërprerë.

Izvoret

Janë dy burime uji prapa lartësive të Kokogllavës që ushqejnë ujëmbledhësin e Bilishtit. Janë rreth 2 km nga dalja lindore e Bilishtit. Tek burimi i sipërm ka hapësira për të ushtruar veprimtari sportive.

Dardha

Është rreth 25 km larg Bilishtit. Mund të shkohet edhe nga Korça duke shfrytëzuar rrugën e Boboshticës. Është fshat me tradita të hershme patriotike dhe kulturore dhe me një histori mjaft të pasur. Është vlerësuar si vend turistik që para një shekulli, madje ishte fshati model i Shqipërisë. Ka një pistë dimërore për ski dhe kushte akomodimi të traditës dhe modern.

Qyteza

Është 20 km larg Bilishtit, rreth 5 km më tej se Mirasi. Është vendlindja e babait të vëllezërve Belushi dhe mësuesit Dhimitër Farmaqi. Në 2 maj të çdo viti qytezarët mblidhen me rastin e ditës së Shën Thanasit, në kishën e vendosur mbi një kodër karakteristike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .
24 minutes ago
Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
6 hours ago
KONSUMIMI I CMENDUR I LENGUT TE FRUTAVE/ Të ishte më i mirë se frutat, Zoti do krijonte lëngje në pemë
9 hours ago
SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
23 hours ago
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
1 day ago

Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .

Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama

KONSUMIMI I CMENDUR I LENGUT TE FRUTAVE/ Të ishte më i mirë se frutat, Zoti do krijonte lëngje në pemë

SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?